Sport
Shaqiri emocionoi edhe Hitzfeldin
Duhet diçka tepër speciale për ta bërë seleksionuesin "e rëndë" të Përfaqësues së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, të shfaqë emocione

Pikërisht “hat-tricku” i tinejxherit Xherdan Shaqiri kundër Bullgarisë, bëri Hitzfeldin të emocionohet, raporton “Koha”.Shaqiri 19-vjeçar i dha jetë stadiumit gjysmë të mbushur me tifozë dhe rriti në maksimum shpresat e Zvicrës për kualifikim në “Euro 2012” me fitoren 3:1 të martën mbrëma në Basel. “Unë nuk kam fituar, por Zvicra. Kam dashur të ndihmoj ekipin drejt fitores dhe ia dola. Kjo është e tëra”, ka thënë Shaqiri, duke treguar modestinë e vet.Fakt edhe më impresiv është se Shaqiri solli një buzëqeshje të madhe në fytyrën e seleksionuesit Hitzfeld, të cilin gazetat zvicerane e përshkruajnë si trajner me taktikë të njëjtë monotone.”Shaqiri ishte njeriu i ndeshjes. Ai pati një ndeshje fantastike dhe po dëshmon se po përparon shumë. Ai është shembulli më i mirë se të rinjtë tash e tutje duhet të marrin përgjegjësinë mbi supet e veta”, ishin fjalët e Hitzfeldit, tepër të gëzuar.Paraqitja e madhe e Shaqirit ka dhënë shpresa se futbolli zviceran më në fund e ka gjetur lojtarin e pazbuluar deri më tani me dhunti dhe stil gjenial të futbollit. Kjo për zviceranët është shpërblim për punën e bërë në departamentin e futbollistëve të rinj gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit.
I shkurtër dhe trupngjeshur, Shaqiri i lindur në Kosovë, debutimin e parë si profesionist e ka bërë në moshën 17-vjeçare, kurse pas një viti ai është ftuar edhe te Përfaqësuesja e Zvicrës. Shaqiri muajin e shkuar u zgjodh futbollisti i vitit në shtetin helvetik. Ai gjithashtu ka udhëhequr edhe ekipin U-21 të Zvicrës deri në finalen e Kampionatit evropian, që u mbajt muaj më parë në Danimarkë, ku triumfoi Përfaqësuesja e Spanjës.
Shaqiri është shumë efikas kur luan në krahun e djathtë, pothuajse është i pandalshëm me depërtimet e tij dhe pastaj gjuajtjet me këmbën e majtë janë fatale për portën kundërshtare. Këtë më së miri e dëshmoi kundër Bullgarisë. Madje edhe seleksionuesi i Bullgarisë, Lothar Matthaus, ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e Shaqirit.
“Ka qenë mbrëmje gala e Shaqirit. Ai ishte më i shkurti prej madhështorëve”, ka deklaruar tekniku gjerman. Shumica e klubeve më të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e Shaqirit, i cili aktualisht vlerësohet mbi dhjetë milionë euro nga skuadra e Baselit, aty ku aktivizohet.
Shaqiri dallon së tepërmi nga futbollistët e tjerë të rinj, pasi prej se ka dalë në skenë, ai po qëndron me këmbë në tokë, me gjithë lëvdatat dhe ofertat e shumta. Ai vendosi edhe këtë edicion të mbetet te Baseli, aty ku mori hapat e parë të futbollit. Preferoi të mbetet në Ligën zvicerane, duke refuzuar transferimin në ndonjë ligë më të fortë.
Shaqiri deri më tani me Baselin ka fituar dy tituj kampioni dhe një Kupë të Zvicrës, kurse edicioni në prag është i dyti që po merr pjesë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Hitzfeld dhe trajneri i Baselit, Thorsten Fink janë munduar dhe kujdesur maksimalisht që Shaqiri të mos i gëzohet kësaj fame, por të punojë më shumë, pasi presin shumë nga ai. “Hitzfeld personalisht më ka kontaktuar për t’u siguruar se a jam plotësisht i gatshëm për të përballuar gjithë presionin e medieve para se të më ftonte në Kampionatin Botëror që u mbajt në Afrikën e Jugut”, ka zbuluar Shaqiri. “Me ka ndihmuar të qëndroj me këmbë në tokë, jo vetëm mua, por edhe futbollistëve të tjerë të rinj. Në futboll gjithmonë ka rënie, por kryesorja është që të mos humbasësh ndjenjën për golin. Unë krahas kësaj nuk harrojë të tregoj respekt për të gjithë dhe të jem i thjeshtë”. Shaqiri ka refuzuar të pushtohet nga emocionet pas ofertave të shumta që ka nga skuadrat e tjera evropiane. “Nuk i dëgjoj fare. Koncentrohem vetëm në paraqitjet e mia te Baseli dhe kjo nuk me lejon të merrem me spekulimet. Nëse lejoj veten të pushtohem nga ndjenjat e këtyre bisedave, atëherë paraqitjet e mia do të pësojnë rënie
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€