Sport
12-vjeçari nga Kosova, lider në pistat e kartingut
Gjergj Haxhiu këtë lloj sporti nuk e ka hobi, por e ka marrë shumë me seriozitet me synimin të bëhet pilot i Formulës 1

Talenti i ri nga Kosova, Gjergji Haxhiu, aktualisht është lider në të gjitha kampionatet e kartingut, duke filluar nga WSK (World Series Kartin G), ku garojnë pilotë nga e gjithë bota në kategori mini 60 cc, në kampionatin zviceran (Schweizermeisterschaft) dhe në atë “Bridgestone-Cup”.
Gjergj Haxhiu, ndonëse më i riu në pistat e kartingut, ka arritur t’i lërë mbrapa të gjithë konkurrentët në të gjitha garat e zhvilluara gjatë muajit mars në Itali dhe në Zvicër. Prej moshës 7-vjeçare Gjergji nga Prishtina asnjëherë nuk ishte jashtë pistës në kampionate të ndryshme të këtij sporti ekstrem, herë i dyti, e herë i treti, duke arritur këtë vit pozitën numër 1.
Në përmbyllje të garave të sivjetshme Gjergjit i duhet edhe një shtytje për të konfirmuar edhe një herë titullin e liderit në karting, më 25 shtator në garat ndërkombëtare WSK, në Witerbo të Italisë dhe në tetor në garat e kampionatit zviceran në Neuchatel.
Siç mësojmë nga babai i pilotit të ri shqiptar, ai gjatë karrierës së tij ka pasur shumë paraqitje në Zvicër, në Itali dhe në Francë. Nga të gjitha këto gara Gjergji gjithmonë është renditur në treshen e parë. Piloti i kompanisë së prodhimeve të kartingut „Swisshotless“, dymbëdhjetëvjeçari Haxhiu prej garës së parë të zhvilluar më 2007 ka treguar aftësi të mëdha në këtë sport, thotë babai i tij, Shkumbini.
„Aty ka garuar me garues me shumë përvojë dhe më të moshuar. Gjergji e përfundon këtë garë në podium në vend të tretë. Dhe mandej në çdo garë ka përfunduar në vend të dytë dhe garat e fundit në vend të parë. Kjo ka ndodhur në kampionatin „Romand“ të vitit 2007. E përfundon kampionatit me vetëm një pik më pak se konkurrenti i parë“, tregon për suksesin e djalit të tij Shkumbini.
Suksesi i këtij sporti ekstrem për Gjergjin e vogël arrihet vetëm duke mos bërë gabime në pistë, duke i tejkaluar të gjithë konkurrentët. Ai këtë lloj sporti nuk e ka hobi, por e ka marrë shumë me seriozitet me synimin të bëhet pilot i Formulës 1.
“Kështu kanë filluar edhe pilotët e famshëm të Formula 1, si Schumacher, në Wimbeldon”, thotë për Albinfo.ch Shkumbin Haxhiu.
Mirëpo, ky sport kërkon përkushtim e angazhim të madh, tregon babai i Gjergjit, i cili për të pasur sukses djali i tij, duhet të kujdeset edhe për sponsorë, që deri tashti ishte ngarkesë për familjen. “Garat e kartingut janë mjaft të kushtueshme, dhe shpenzimet pa një sponsor të mirëfilltë vështirë se mund t’i përballojë në të ardhmen”, thotë Shkumbini.
Megjithëse shumë shpesh është në stërvitje dhe në gara në Itali ose në Francë, Gjergji nuk i kishte lënë asnjëherë prapa mësimet. Ai vijon mësimet në klasë të shtatë dhe punon shumë që të ketë nota të mira.
Mirëpo, përveç këtij sporti ekstrem, ai luan dhe tenis në vendin ku jeton si dhe merret edhe me not. Gjergjin mund ta shihni në çdo garë me një helmetë me ngjyrat kombëtare, kuq e zi, të punuar enkas për të me shqiponjën krahëhapur e në fluturim mbrapa kokës së helmetës.
Kjo i jep forcë, thotë Gjergji i vogël dhe e bën të ndjehet i lumtur e të besojë në fitore sa herë që futet në pistë.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€