E-Diaspora
Arrestohet shqiptari: dyshohet për përgatitje të sulmit terrorist në Austri
Sipas policisë, personi i përmendur kishte udhëtuar për në Asustri sot (e premte) dhe kishte planifikuar një atentat me lëndë shpërthyese ë do ta bënte gjatë këtij muaji

Pjesëtarët e njësitit special “Cobra” kanë arrestuar pasditen e të premtes një shtetas shqiptar në qarkun e dhjetë të Vjenës. Ai dyshohet të ketë planifikuar një sulm me mjete shpërthyese, me motiv terrorist islamik, në Vjenë, shkruan heute.at dhe shumica e mediave austriake.
Sipas policisë, personi i përmendur kishte udhëtuar për në Asustri sot (e premte) dhe kishte planifikuar një atentat me lëndë shpërthyese ë do ta bënte gjatë këtij muaji, transmeton albinfo.ch. por policia ka arritur ta parandalojë. Qysh në momentin kuzr ai kishte kaluar kufirin, ishte përgjuar nga hetuesit policorë. Një indikacion nga një shërbim sekret i një vedni mik me Austrinë i ka sjellë policët në gjurmë të tij.
Njoftimet për rastin i ka vërtetuar edhe ministri i brendshëm Wolfgang Sobotka.
Pak pas orës 18 policia e ka kapur simpatizantin e përmendur të ISIS-it, përcjell albinfo.ch Një njoftim sipas të cilit personi në fjalë e kishte përgatitur më parë një mjet shpërthyes në Gjermani, policia nuk ka dashur ta komentijë.
Tash pritet që ministri Sobotka të paraqitet para publikut në një konferencë për media lidhur me rastin.
Edhe ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka dalë me një deklaratë në fb ku bën të ditur për arrestimin e personit që kërcënonte me sulm terrorist.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime