E-Diaspora
Shtyhet Kuvendi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Kuvendi i 2-të zgjedhor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër është shtyrë për një datë të pacaktuar, ndërsa ishte paraparë të mbahet më 21 janar 2017, në Bernë, në Hotel Bären, Bernstrasse 25, 3072 Ostermundigen.
“Anëtarë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër. Të nderuara dhe shumë të respektuara biznese shqiptare në Zvicër. Për shkak të rëndësisë që ka protesta e datës 21 janar 2017, në orën 14 në Francë, e cila i dedikohet lirimit të pakusht të z.Ramush Haradinaj, i cili qe disa ditë është duke u mbajtur nën mbikëqyrje nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia, kryesia në mënyrë unanime ka vendosur që zgjedhjet për kryetarin dhe Kryesinë e RRBSHZ-së, të cilat kanë qenë të parapara të mbahen më 21 janar në Bernë, të shtyhen për një kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e Rrjetit…
“Ne mendojmë se ky vendim është shumë i arsyeshëm kur kemi parasysh rëndësinë që ka pjesëmarrja e secilit prej nesh në këtë protestë. Prandaj kemi vlerësuar se tubimi do të ishte një angazhim shtesë për shumë afaristë, duke u pamundësuar atyre pjesëmarrjen në protestën kushtuar lirimit të z.Ramush Haradinaj”, thuhet më tutje në njoftim.
Kryetari aktual i Rrjetit, Naser Mustafa, ka kërkuar mirëkuptimin dhe ka thënë se do t’i informojmë me kohë për kohën, vendin dhe formën e zgjedhjeve të Rrjetit Shqiptar të Bizneseve në Zvicër.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











