albinfo.ch
E-Diaspora
William Walker: Zvicra, strehë për njerëzit e gjithë botës
Amerikani i njohur si denoncuesi më i madh në opinionin ndërkombëtar i masakrave serbe në Kosovë, William Walker, pas Kosovës, po qëndron për një vizitë në Zvicër.
Walker e ka nisur vizitën në shkollën e njohur “Benedict” në Cyrih, ku është pritur nga vëllezërit Shoshi dhe stafi i shkollës.
Këtë herë ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka folur para studentëve për përparësitë e shkollimit që ofron Zvicra.
“25 vjet më parë djali im kishe ardhur për të ndjekur shkollimin në Zvicër, gjatë kohës sa unë isha në Brazil dhe ai më kishte bindur që ta sjell për studime në vendin alpin. Ai ndante me mua përvojat e një jete të mirë dhe të këndshme që kishte kaluar në Zvicër”, ka deklaruar Walker.
“Zvicra është një strehë për njerëzit e gjithë botës, të cilët vijnë këtu për edukim, për sporte dhe për të parë sa mirë mund të jetë për të jetuar në paqe, duke punuar të gjithë së bashku”, thekson më tutje, duke kërkuar nga studentët që përvojat e tyre t’i bartin në vendin e tyre të origjinës.
„Kur ktheheni në vendet tuaja, pas përfundimit të studimeve këtu, përdorni këto përvoja për të bërë vendin tuaj më të mirë. Ngado që keni ardhur për të studiuar këtu, nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Argjentina, është shumë e rëndësishme që kur të ktheheni në vendit tuaj, t‘i bartni këto përvoja te vendet tuaja“, tha Walker.
Walker është ambasadori amerikan i OSBE-së që hyri i pari në Kosovë në vitin 1998 dhe zbuloi genocidin serb kundër popullsisë civile shqiptare si dhe ndërkombëtarizoi kauzën e drejtë të Kosovës në botë.
Walker, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, është treguar mjaft kritik për liderët kosovarë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë





















