E-Diaspora
Diaspora e Gjenevës kërkon lirim pa kushte për Haradinajn
Ajo që e përshkonte gjithë manifestimin ishte kërkesa për bashkimin e të gjitha formacioneve politike shqiptare qe ishin të përfaqësuara aty
“Liri pa kushte për Ramush Haradinajn” është motoja e manifestimit që tani po mbahet në Plaine de Planpalais të Gjenevës ku qindra shqiptarë nga shtete të ndryshme evropiane jane bashkuar në mbrojtje te heroit të luftës, Ramush Haradinaj i cili po mbahet brenda territorit francez, pa lirinë e plotë të levizjes, nën akuzat e pabaza të shtetit serb.
Edhepse mbretëron nje acar i egër dimëror, nga Franca, Belgjika, Danimarka, Gjermania dhe vise te ndryshme zvicerane, shqiptarët jane tok së bashku sot, për të ngritur zërin e tyre kundër padrejtësisë që po i bëhet Kosovës, luftës së shenjtë të UÇK-së dhe ishkryeministrit Haradinaj.
albinfo.ch ndodhet në vendin e ngjarjes.
Fëmijë, gra, të rinj dhe pleq, shumica prej tyre me plis të bardhë mbi kokë e të mbeshtjellë me flamur kombëtar, tani brohorisin përplot emocione: Liri per Ramushin; Ramushi Heroi yne; Unë jam Kosova- unë jam Ramushi; Paqe, drejtesi; UÇK etj.
Aktivistë të shumtë të AAK dhe të formacioneve te tjera politike evokojnë të kaluarën e Haradinajt, përshëndesin dhe inkurajojnë të pranishmit në rrugën e tyre te drejte .
Emocionues është zëri i Ramushit, tek ritransmetohet nga altoparlantet, pjesë nga fjalimet e tij në raste të ndryshme të aktivitetit te tij politik.
Nuk mungojnë në këto momente as pjesë muzikore perplot ritëm, pa harruar që manifestmi u hap nën ritmet e himnit shqiptar.
Rreth orës 15:30 manifestuesit e protestës u shpërndanë të qetë me porosinë “për bashkim” “punë të perbashkët” dhe “Liri për Ramushin”.
Oratori i manifestimit Mentor Mushkolaj, kryetar i AAK-së për Zvicër, ne fjalën e tij përshëndetëse ngre zërin edhe kundër politikës serbe që asnjëherë nuk zgjodhi mjetet për të mposhtur shtetin e Kosovës e me këtë rast, duke gjetur edhe hapësirë në institucionet shtetërore të Kosovës. Në to aktualisht gjenden njerëz jokompetentë për ndërtimin e Kosovës, Serbia bën çmos që të njollosë imazhin e UÇK-së dhe luftën e drejtë te Ramush Haradinaj në sferën ndërkombëtare.
Për bashkim të fuqive tona intelektuale dhe duke dënuar politikën serbe, të pranishmeve u ka apeluar përmes fjalës së tij edhe aktivisti Naim Lokaj, i cili është përkujdesur po ashtu edhe për anën teknike të manifestimit.
E reja qe animonte programin Diellza Shatri fton radhazi edhe aktivistë të tjerë që dëshironin t’u drejtoheshin protestuesve. Një fjalim tejet emocionues ishte edhe ai i veteranit të luftës, Shefket Hasanit i cili shpeshherë është ndërprerë me duartrokitje dhe brohoritje: “UÇK, Ramush liri! “.
Më pas përshendetën edhe aktivisti Bardhyl Mahmuti, ish i burgosur politik, Ali Mehmeti, kryetar i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, Alije Mujaj nënkryetare e AAK për Zvicër, ish kampioni i boksit Nuri Seferi etj.
Pas përfundimit të protestës AAK nga Gjeneva ftoi për kafe që të ngrohen të gjithë ata që kishin ardhur nga vise jashtë këtij kantoni.
Ajo që e përshkonte manifestimin ishte kërkesa për bashkimin e të gjitha formacioneve politike shqiptare qe ishin të përfaqësuara aty.
Zëra të ndryshëm thanë për albinfo.ch se kur bëhet fjalë për çështje të mëdha kombëtare, ne jemi gjithmonë bashkë. “Unë jam me Ramushin” brohorisnin shumë të tjerë. “Ramushi eshte Kosove” dhe ne s`kemi sot parti politike këtu, por kemi vetëm njeriun e luftës, njeriun qe di të bëjë strategji kombëtare, Ramush Haradinajn”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”

























