Sport
Behrami është skeptik se do të luajë ndonjëherë për Kosovën
Ai nuk beson që Kosova do të ketë një përfaqësuese që do të paraqitet në gara ndërkombëtare, në kohën sa ai do të jetë futbollist aktiv
Futbollisti kosovar që luan në Fiorentina, Valon Behrami, edhe pse shumë herë ka shprehur dëshirën që të luajë për Kosovën, pasi përfaqësuesja të paraqitet në gara ndërkombëtare, tani mesfushori i lindur në Mitrovicë është skeptik se do të arrijë të luajë ndonjëherë për Kosovën.
Ai nuk beson që Kosova do të ketë një përfaqësuese që do të paraqitet në gara ndërkombëtare, në kohën sa ai do të jetë futbollist aktiv.
Behrami 26-vjeçar luan rregullisht për Përfaqësuesen e Zvicrës.
“Unë gjithmonë kam shprehur dashurinë për njerëzit e mi dhe zgjidhja do të ishte ajo e zemrës. Por mendoj se kjo mundësi për fat të keq mund të më prezantohet shumë shkurt. Ndoshta, kur të pensionohem unë, do të kemi Përfaqësuesen tonë të pranuar. Shpresoj në një gjë të tillë”, ka thënë Behrami në një intervistë për sajtin “fiorentinanews.com”, transmeton koha.
Behrami insistoi se nuk ka idhull, pasi gjithmonë mundohet të jetë vetja.
Ai ka thënë se po të mos ishte futbollist mund të kishte përfunduar si punëtor i thjeshtë.
Behrami ka thënë se momenti më i lumtur në jetën e tij ka qenë ai i lindjes së vajzës së tij, Sofias.
Behrami prej vitit 2005 është pjesë e pandashme e Përfaqësueses zvicerane.
Ai deri më tani ka shënuar dy gola në 30 ndeshje të zhvilluara për “helvetikët”.
Krahas Fiorentinës e West Hamit, Behrami karrierë ka bërë edhe te Lazio, Verona, Genoa e Lugano.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













