E-Diaspora
Treshja shqiptaro-serbe arrestohet për drogë në Vjenë
Aty u gjetën 8,3 kilogram marihuanë, të mbështjellë në një qese të bardhë në një bagazh. Vlera e drogës ishte rreth 80,000 euro
Tre persona janë arrestuar në Vjenë të Austrisë pasi kishin sjell sasi të mëdha të drogës nga Shqipëria për në Vjenë. Në bagazhin e një automjeti është gjetur marihuanë në vlerë rreth 80,000 euro, shkruan orf.at, përcjell “albinfo.ch”.
Treshja shqiptaro –serbe prej muajsh kishin shitur në Vjenë kanabis dhe kokainë. Droga është sjellë nga Shqipëria me vetura të ndryshme. Të tre personat të moshës 41, 48 dhe 59 vjeçarë, janë arrestuar një ditë para Krishtlindjes. Po ashtu janë bastisur tri shtëpi në Vjenë si dhe janë kontrolluar tri veturat e të arrestuarve.
Vetura u zbulua nga polici i parkimeve
Prej javësh dhe muajsh zyrtarët policorë ishin duke i vëzhguar, megjithatë ata e dinin se tregtarët kishin përdorur një veturë tjetër për turnet e tyre. Vetura ishte vënë në vëzhgim dhe më vonë u zbulua nga një polic i parkingjeve në Flötzersteig të Penzingut në Vjenë.
“Një qen policor e zbuloi menjëherë” , ka thënë zëdhënësi i policisë Thomas Keiblinger. Aty u gjetën 8,3 kilogram marihuanë, të mbështjellë në një qese të bardhë në një bagazh. Vlera e drogës ishte rreth 80,000 euro. Se sa kanë mundur të kontrabandojë deri më tash drogë kjo treshe në Vjenë, janë duke u zhvilluar hetimet.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













