Lajme
Rritet numri i të dëbuarve
Azilkërkuesit e dëbuar ishin me shumicë nga Ballkani, si nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia
Numri i dëbimeve të azilkërkuesve nga Baden-Wurttemberg është rritur në 3633 për vitin 2016, apo 1184 dëbime më shumë se vitin e kaluar, ka njoftuar Ministria e Brendshme në Shtutgart, shkruan ‘morgenweb.de’.
Azilkërkuesit ishin me shumicë nga Ballkani, si nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia, përcjell albinfo.ch.
Në total 31 mijë refugjatë kanë ardhur deri në muajin nëntor në këtë rajon. Vitin e kaluar numri i të ardhurve ishte për tri herë më i madh, 98 mijë.
Shumica e refugjatëve këtë vit kishin ardhur nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











