Sport
Mehmedi i sjellë miliona franga FCZ
Admir Mehmedi përjetoi një kolorit ndjenjash gjatë ndeshjes kundër ekipit të Standard Liege. Heroi shqiptar i kombëtares zvicerane U-21, pas 20 minutave të ndeshjes, ishte penguar në zonën e rreptësisë, duke përfituar një penallti për FCZ.
Në raste të tilla, ai nuk iu përmbajt rregullave të pashkruara futbollistike që dikush tjetër ta gjuajë penalltinë, por vendosi që këtë ta bëjë personalisht. «Isha i bindur se do të shënoja», ka deklaruar pas ndeshjes për mediat zvicerane. Eksperti futbollistik zviceran Hanspeter Latour, ka kritikuar Mehmedin në pauzën e gjysmëlojës së parë, për mënyrën se si e ka gjaujtur penalltinë.
Edhe shefi sportiv i FCZ i ka dhënë vërejtjet e tij në lidhje me penalltinë: „Mesatarisht, një futbollist gjatë një stinori gjuan dy penallti“. Por Admirit nuk i bënë ndonjë përshtypje këto kritika, pasi me golin e tij të shënuar, ai i solli arkës së FCZ miliona franga në llogari.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












