Lajme
Prishtina ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike
Shpend Ahmeti ka nxjerr një “ferman” kundër ndezjes së mjeteve piroteknike. 100 euro gjobë kush ndezë mjete piroteknike në sheshet e Prishtinës
Me urdhëresë të prefektit të Komunës, Shpend Ahmeti, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Ky vendim përfshinë periudhën 30 dhjetor 2016, deri më 3 janar 2017.
Në vendimin e Komunës së Prishtinës thuhet se personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në shumë prej 100 euro.
Kjo është hera e katërt që Komuna e Prishtinës merre vendim për ndaljen e mjeteve piroteknike gjatë ditëve të fundvitit nëpër sheshet e kryeqytetit. Sipas përllogaritjeve, për çdo fundvit kosovarët shpenzojnë më shumë se 1 milion euro për blerjen e mjeteve piroteknike. Shitja e tyre tashmë është zyrtarizuar, duke i shitur në mes të sheshit.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













