E-Diaspora
Dy vjet e gjysmë burg shqiptarit që torturonte të dashurën e tij
I dënuari ishte një tip narcisoid dhe e kontrollonte gjithnjë të dashurën e tij. Ai e kishte izoluar prej shoqërisë, të afërmeve dhe familjes së saj
Për muaj të tërë ai e kishte torturuar, rrahur dhe fyer të dashurën e tij. Tash, 21 vjeçari nga Bon-i i Gjermanisë është dënuar me dy vjet e gjysmë burg. Dënimi për të riun u vendos nga gjyqtari Thomas Stollenwerk për shkak të rrezikut të dyfishtë si dhe lëndimeve trupore e kërcimeve, shkruan rundschau-online.de, e cila nuk tregon identitetin e vajzës.
Lista e veprimeve të këqija që shqiptari i ka bërë të dashurës së tij është e gjatë.
Në vjeshtë të vitit 2015, çifti ishte njohur përmes rrjeti social “Facebook”. Fillimisht ishte një dashuri e madhe. Ajo dëshironte që së bashku edhe të jetojnë, kurse donte të shpërngulej për të nga Offenbach-u për në Bon.
Këtu, pra në Bon, ata takoheshin shpesh në hotele. Por, shumë shpejt dashuria e tyre u bë një “marrëdhënie tipike e dhunshme”, kështu e përshkruan lidhjen e tyre, gjykatësi Stollenwerk, përcjell “albinfo.ch”.
I dënuari ishte një tip narcisoid dhe e kontrollonte gjithnjë të dashurën e tij. Ai e kishte izoluar prej shoqërisë, të afërmeve dhe familjes së saj. E kritikonte dhe i kërkonte të jepte arsyetime për çdo veprim.
Kulmi i trishtuar
Djaloshi shqiptar kishte filluar të ushtronte dhunë ndaj saj duke e goditur dhe rrahur gjithnjë e më shpesh. ”Kështu, nga një femër e re me vetëbesim të madh, ajo ra në një humnerë”, thotë Stollenwerk.
Kulminacioni i vuajtjeve të vajzës erdhi në ditëlindjen e saj të 19-të. Ai e rrihte aq shumë sa që njëri sy kishte marrë pamje tjetër ndërsa hundët e saj aq shumë rridhnin gjak, sa që pikat e gjakut kishin rënë edhe nëpër mur. Megjithëkëtë, ajo prapë kthehej te torturuesi i saj. Kur ai një ditë ishte në një sallë sporti, ajo provoi të ikte. Por, ai e ndjeku me veturë, e mori dhe e dërgoi në një pyll. Atje e rrahu pamëshirshëm.
Në maj, marrëdhënies së dhunshme i erdhi fundi. Më 25 maj, 21 vjeçari e kishte rrahur të dashurën e tij, sepse ajo nuk kishte pastruar. Për herë të parë ajo iku te shoqëria dhe familja e saj, të cilëve ju besonte.
Ai vazhdonte të mos e linte te qete vajzën edhe sa ishte e strehuar te familja. Por, ajo vendosi që më 28 maj të kthehet tek ai, deri kur ai me 30 maj kishte shkuar ta merrte nga shkolla e lartë profesionale në Rheinbach dhe e ndaloi veturën në rrugë duke e rrahur atë për arsye se vajza i kishte treguar shoqes së saj për torturën që ia bënte.
Ai ia dogji xhemperin, para se ta therte me thikë në pjesën e epërme të kofshës. Për këtë arsye ajo përfundimisht e raportoi ish të dashurin në polici.
Megjithëkëtë, ai edhe në gjyq e luajti viktimën duke e quajtur ish të dashuren e tij si të çmendur dhe abuzive. Edhe gjatë seancës, ai ishte zemëruar disa herë. “Ishte një vendim i nevojshëm për të dërguar një sinjal të qartë”, argumentonte gjyqtari Stollenwerk vendimin e tij për të ta tejkaluar kërkesën e prokurorit për një vit e dhjetë muaj.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











