Lajme
Pritjet e gjata në kufi me Serbinë, Kosova alarmon Brukselin
Për fluksin dhe pritjet e gjata që po ndodhin në vendkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, ministri Murati thotë se e ka njoftuar edhe Brukselin zyrtar
Faktori njeri është arsyeja e krijimit të kolonave të gjata në vendkalimet kufitare në mes Serbisë dhe Kosovës, thotë ministri i Diasporës, Valon Murati. Pritjet në këto vendkalime të dielën janë zvogëluar, por Murati thotë për Radion Evropa e Lirë, se ministria që drejton ai, po bën përpjekje të mjaftueshme që të lehtësojë qarkullimin e shtetasve të Kosovës, të cilët nga vende të ndryshme të Evropës po vijnë në vend për festat e fundvitit.
Kolona dhe pritjet e gjata janë krijuar në hyrje nga Serbia në Kosovë. “Një faktor është përqendrimi shumë i madh i qytetarëve në pikën kufitare në Merdarë. Ne kemi bërë thirrje që të shfrytëzohen pika tjera kufitare për të hyrë në Kosovë. Mirëpo, një problem tjetër ka qenë edhe ky njerëzor. Policia serbe ka punuar me kapacitete normale të reduktuara në një kohë emergjence”, thotë Murati.
Krijimi i këtyre kolonave në territorin e Serbisë ndodh edhe për shkak të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shton Murati. “Në këto situata dhe këto momente kur ne kemi pasur tensione kohëve të fundit, ka pasur një mungesë të komunikimit, pak më normal. Sidoqoftë ne jemi detyruar, unë së paku si ministër, që t’i shfrytëzoj të gjithë mekanizmat dhe të bëj presion që bashkatdhetarët tanë kur vijnë, mos le t’iu ndodhë kjo që po iu ndodh”, thekson ai.
Për fluksin dhe pritjet e gjata që po ndodhin në vendkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, ministri Murati thotë se e ka njoftuar edhe Brukselin zyrtar. Sidoqoftë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet se të dielën, pritjet më të gjata, deri në dy orë po ndodhin në vendkalimin te Dheu i Bardhë, kurse në Merdarë deri në një orë. Përveç vendkalimit kufitar Kosovë – Serbi, kolona të gjatë të veturave, sipas ministrit Murati ka edhe në kufirin e Kroacisë dhe Hungarisë. Ai, ndërkaq, potencon se janë në kontakt me zyrtarë të institucioneve shtetërore të Kosovës, në këto shtete që të bëhet një zgjidhje për këtë çështje
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










