E-Diaspora
Studenti shqiptar dënohet me 27 muaj burg
Indrit Dida u shpall fajtor dhe u dënua me 27 muaj burg nga gjyqtari Stephen Climie, sepse u kap me drogë të vlerës 1200 funte dhe me një dokument fals identifikimi
Një student shqiptar është shpallur fajtor në Britani të Madhe për shpërndarje të kokainës, derisa kishte edhe dokumente false të identifikimit, shkruan “getsurrey.co.uk”, përcjell albinfo.ch.
Indrit Dida u shpall fajtor në gjykatën e Guildford Crown në East Horsley. Në gjykatë ai tha se ishte ndaluar nga oficerët e policisë, ndërkohë që ishte në një “Mercedes-Benz” sepse kishte me vete një patentë ilegale portugeze.
Gjatë kontrollit të makinës i ishin gjetur 17 gr kokainë. Dida u shpall fajtor dhe u dënua me 27 muaj burg nga gjyqtari Stephen Climie, sepse u kap me drogë të vlerës 1200 funte dhe me një dokument fals identifikimi.
Avokatja e tij, Rachel Ottley tha në gjykatë se Dida ishte shpallur fajtor duke iu rrëfyer policëve në rrugë.
“Ai është shqiptar dhe vazhdonte universitetin atje për administrim biznesi. Nuk ka mbështetje për shpenzimet studentore atje, asnjë bursë. Ai ndihej i dëshpëruar në kërkim të parave dhe u vu në kontakt me njerëzit që i thanë se mund ta ndihmonin. Nuk mori asnjë cent sepse u arrestua ditën që kishte dalë për të shpërndarë drogë. Do të ju kisha sugjeruar që dënimi të ishte minimal”, u shpreh ajo.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










