Sport
Tre shqiptarë në mesin e 9 të nominuarve për “Natën e Futbollit Zviceran”
Shaqiri është nominuar për futbollistin më të mirë të vitit ndërsa Mehmedi dhe Xhaka për më të mirin në mesin e të rinjve
Më 8 gusht në Bernë mbahet spektakli i 14 me radhë “Nata e e Futbollit Zviceran”. Me këtë rast do të kurorëzohen më të mirët në futbollin zviceran gjatë një viti, në tetë kategori të ndryshme.
Trajneri më i mirë, skuadra më fair play, futbollistet femra më të mira, gjyqtarët më të mirë etj. janë disa nga kategoritë. Po ashtu do të vlerësohet edhe goli më i bukur i vitit.
Futbolldashësit do të mund të japin votën për të zgjedhurit e tyre deri më 1 gusht në mesnatë në portalin e Federatës së Futbollit të Zvicrës
Në kategorinë më atraktive dhe më të rëndësishme “Credit Suisse Player of the Yaear”, që në fakt është zgjedhja e lojtarit më të mirë të Zvicrës në mesin e më të mirëve, në mesin e tre të nomuinuarve është edhe Xherdan Shaqiri. Veç tij janë edhe Diego Benaglio dhe Gökhan Inler.
Ai që do të zgjidhet, do të trashëgojë futbollistin e FC Basel, Benjamin Huggel, i cili këtë titull e kishte fituar vitin e kaluar.
Veç Shaqirit, janë edhe dy futbollistë shqiptarë të nominuar për t`u kurorëzuar në këtë mbrëmje spektakli. Por, në një kategori zjetër. Admir Mehmedi dhe Granit Xhaka, krahas portierit Sommer, do të jenë kandidatët për të marrë titullin e lojtarit më të mirë të ri të vitit ose “Credit Suisse Youth Player of the Year”.
Të tre shqiptarët e nominuar, secili në kategorinë dhe në pozicionin e tij, kanë hyrë në konstelacionin e yjeve të futbollit zviceran për një kohë të shkurtë. Ata kanë shkëlqyer sidomos në Kampionatin Evropian për U21, në të cilin Mehmedi ka qenë ndër golashënuesit më të mirë ndërsa Shaqiri ka qenë yll i padiskutueshëm i kampionatit.
Për përfaqësuesen zvicerane të U21, e cila u shpall nënkapione në Danimarkë, kanë luajtur edhe dy lojtarë tjerë të rinj shqiptarë: Abrashi dhe Kasami.
Nga ana tjetër ata, vetëm pak ditë para kampionatit në fjalë kishin luajtur po ashtu me sukses edhe për kombëtaren A, ku janë të angazhuar edhe Behrami e Xhemajli.
Të gjithë ata që duan të shohin të kurorëzuar Shaqirin me titullin e lojtarit më të mirë të vitit në Zvicër ose Mehmedin e Xhakën me titullin e lojtarit më të mirë të moshës së re, mund të japin ndihmesën e tyre duke votuar deri në mesnatën e 1 gushtit në këtë adresë:
E-Diaspora
-
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së Aktivitet i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm në kuadër të përkujtimit të... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













