Sport
Gjimnastet nga Shqipëria na përfaqësuan me dinjitet
Në mesin 19.000 pjesëmarrësve në Gjimnaestradën e Lozanës ishte edhe një grup prej 9 vetash nga Shqipëria, që pati një paraqitje dinjitoze

Në Lozanë, prej 10 deri 18 korrik u mbajt Gjimnaestrada e 14 botërore. Në këtë manifestim të madh sportiv morën pjesë 19’100 gjimnastë nga 54 shtete të botës. Në mesin e tyre ishte edhe një grup i vogël nga Shqipëria, që pati një paraqitje dinjitoze.
Pas paraqitjes së tyre ditën e fundit të këtij manifestimi, ku ishim prezent edhe ne, shfrytëzuam nga rasti të bënim një bisedë me udhëheqësen e grupit Mimoza Mevlanin dhe shoqëruesin e grupit, Maksim Kolën. Ata e pritën me kënaqësinë më të madhe bisedën për albinfo.ch.
©albinfo.ch: Mimoza Mevlani, udhëheqëse e grupit
Pasi na falënderon për rastin që u jepet për paraqitjen e grupit të vajzave, znj. Mevlani, e cila është dhe udhëheqëse e federatës së gjimnastikës shqiptare, prezanton grupin dhe flet rreth pjesëmarrjes në këtë manifestim të madh sportiv. “Në gjimnastradën botërore në Lozanë 2011 marrim pjesë dhe përfaqësojmë Shqipërinë me një grup prej 9 vajzave shqiptare, nga qyteti i Tiranës. Duhet t’ju them se këto vajza janë profesioniste në gjimnastikën moderne, në vallëzimin modern. Ato ushtrojnë në Shqipëri dhe janë anëtare të federatës së gjimnastikës shqiptare. Vajzat prezantohen çdo ditë në mëngjes në Televizionin Shqiptar, në kuadër të emisionit vallëzimi modern-aerobik”, thotë znj. Mevlani.
Ndërsa duke iu kthyer pjesëmarrjes në Gjimnaestradën e Lozanës, ajo shpreh kënaqësinë që edhe grupi shqiptar, ndonëse me numër të kufizuar anëtaresh, ia doli të përfaqësonte denjësisht Shqipërinë. “Është një kënaqësi për ne që ishim pjesëmarrës në këtë manifestim botëror. Edhe pse jemi një grup i vogël, mendojë se kemi bërë një paraqitje dinjitoze të vallëzimit modern. Me këtë i treguam botës se edhe ne shqiptarët ecim me kohën, me pjesën tjetër të botës. Vajzat tona me anë të këtij vallëzimi treguan një disiplinë dhe kulturë të lartë të popullit shqiptar, me çfarë i mahnitën pjesmarrësit e shumtë në sallë gjatë paraqitjeve të tyre një javore”.
Përkrahja nga shteti shqiptar dhe organizatat sportive – vetëm morale
Pyetjes sonë për numrin fare të vogël të anëtareve të grupit, znj. Mevlani i përgjigjet: “për arsye financiare nuk mund të merrnin pjesë më shumë pjesëmarrës. Ideja për pjesëmarrje në këtë manifestim ka qenë e imja dhe kemi pasur përkrahjen nga federata shqiptare e gjimnastikës, por më tepër përkrahje morale. E siç e dini edhe ju, të marrësh pjesë në kësi kampionati duhet pasur ndihmën nga shteti. Ndërsa ne në Shqipëri nuk kishim një ndihmë të tillë sikur e kishin pjesëmarrësit e shteteve tjera disa prej të cilave prezantoheshin me qindra e madje edhe me mijëra gjimnastë”.
Mirëpo, pritja në Lozanë ka qenë, siç e thotë edhe znj. Mevlani për çdo lëvdatë. “Pritja ka qenë fantastike, si nga ana e organizatorëve ashtu edhe nga ana e pjesëmarrësve të vendeve tjera. Edhe qytetarët e Lozanës na kanë përkrahur tërë kohën. Jemi sistemuar në një kolegj këtu sikur edhe pjesmarrësit tjerë, në shkolla dhe kolegje tjera. Ishte një eksperiencë shumë domethënëse për ne që nga hapja e gjimnaestradës në stadiumin olimpik, ku ishte ndjenjë madhështore të ishe i pranishëm me flamurin kombëtar shqiptar. Gjatë kësaj kohe Jemi njohur me shumë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Në Lozanë pastaj kemi pasur rast të shëtisnim në qytet e sidomos rreth liqenit”, shton Mimoza Mevlani.
©albinfo.ch: Nga prezantimi i grupit të gjimnasteve shqiptare
Interesim shumë i vogël i shqiptarëve të Lozanës
Gjatë gjithë kohës sa zgjati gjimaestrada kishte fare pak bashkatdhetarë tanë nga Lozana e më gjerë që interesoheshin për manifestimin. E pyesim bashkëbiseduesen tonë nëse e di se në këtë qytet jetojnë shumë shqiptarë dhe nëse ka takuar ndonjë gjatë aktiviteteve të grupit. “Po, e dimë se këtu ka shumë shqiptarë, por për çudi, nuk kemi pasur rast të takojmë shumë. Jemi takuar me profesor Astrit Leka nga Shqipëria i cili na shëtiti në dy tri qytete këtu. Po ashtu u njohëm me Ilir Bytyçin (kryetar i SH. K. A. “Ilirët” nga Lozana) i cili po ashtu na shëtiti nëpër Lozanë. Dëshiroj që t`i falënderoj që të dy për kohën që kaluan me ne. Personi i tretë nga shqiptarët e këtushëm që po takojmë gjatë kësaj kohe jeni ju nga Albinfo”.
Pastaj Mimoza Mevlani thotë se gjatë javës sa ka zgjatur manifestimi, grupi shqiptar ka pasur 3 paraqitje. Njërën me vallëzim modern, tjetrën me vallëzim aerobik dhe të tretën me vallëzim folklorik modern. “Kjo nuk ishte pjesëmarrja jonë e parë në arenën ndërkombëtare”, thotë Mevlani. Ne kemi marrë pjesë edhe në gara tjera si në Itali, Turqi e vende tjera evropiane. Por kjo pjesmarrje ishte edhe një eksperiencë shumë e mirë për ne”.
E pyetur për planet pas kthimit në Shqipëri, znj. Mevlani thotë: “Pas kthimit tonë në Tiranë do të vazhdojmë me ushtrimet tona rutinore. Dëshiroj tju njoftoj juve dhe lexuesve të albinfo.ch se edhe ne mendojmë ta organizojmë një manifestim në fund të dhjetorit të sivjetëm në Tiranë ku kemi ftuar garues nga disa vende evropiane e sidomos garues nga të gjitha trojet shqiptare. Me anë të portalit tuaj dëshiroj të ftoj edhe ndonjë grup nga diaspora shqiptare që të jenë pjesmarrës në Tiranë. Do të ishte një rast i shkëklqyeshëm për shkëmbim të përvojave tona”.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€