E-Diaspora
Kapen dy shqiptarë me dokumente false italiane
Pas një kontrolli më të detajuar u konstatua se bëhej fjalë për dokumente të vjedhura, në të cilat pastaj ishin zhvendosur fotografitë
Vazhdimisht ka njerëz të cilët provojnë që me dokumente të falsifikuara, të manipuluara dhe madje edhe të vjedhura të kalojnë nga ishujt Kanare në shtetet e Bashkimit Evropian.
Siç bën të ditur Policia Nacioanale në Lanzarote, në aeroportin e këtij qyteti janë kapur dy shqiptarë të rinj të cilët kishin provuar që me letra identiteti italiane të manipuluara dhe të vjedhura të fluturojnë për në Irlandë. Pasi që punëtorët e kompanisë ajrore dyshuan në vërtetësinë e dokumenteve ata njoftuan policinë, shkruan kanarenmarkt.de.
Pas një kontrolli më të detajuar u konstatua se bëhej fjalë për dokumente të vjedhura, në të cilat pastaj ishin zhvendosur fotografitë. Dy shqiptarëve 25 dhe 32 vjeçarë iu vunë prangat qysh në aeroport, transmeton albinfo.ch. Pak pas kësaj, duke kontrolluar bagazhin, policët gjetën pasaportat e tyre të rregullt shqiptarë.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










