Lajme
Singapori, shteti i 113-të që njeh pavarësinë e Kosovës
Singapori është shtet në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh. Singapori është shteti i katërt nga ASEAN që ka njohur pavarësinë e Kosovës
Pas një heshtje disa mujore, Republika e Kosovës e merr njohjen e 113 nga shteti i Singaporit. Lajmin e ka konfirmuar për mediat lokale në Prishtinë, ministri i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj. Singapori është shteti i katërt nga ASEAN që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Në letrën e njohjes, thuhet se “në përgjigje të letrës së Ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 Qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Republika e Singaporit njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike”, citon Zëri.
Ministri Hoxhaj do të vizitojë Singaporin në janar 2017 për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare me Singaporin.
Singapori është shtet në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh. Ai është një nga vendet më të zhvilluara në botë. Ndërsa në bazë të kësaj marrëveshje, Singapori ka pranuar pasaportat e Kosovës dhe nga tani kosovarët mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të Singaporit apo të aplikojnë online për e-vizë për të hyrë në Singapor që nga sot.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










