albinfo.ch
E-Diaspora
“Sikur kjo të ishte shfaqje” rrëfim mbi të vërtetën e luftës në Kosovë
Publiku i diasporës ka pasur rastin që mbrëmë në kuadër të manifestimit „Ditët e Kulturës Shqiptare”, të shoh shfaqjen teatrale “Sikur kjo të ishte shfaqje” e cila rrëfen të vërtetën e luftës në Kosovë.
Në praninë e një audience të konsiderueshme, përfshirë edhe Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Bernë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës, mbrëmë në Tell Kultur Zentrum të Bernës është dhënë shfaqja, “Sikur kjo të ishte shfaqje” me regji të Agon Myftarit dhe tekst të Almir Imsirevicit.
Shfaqja e prezantuar para publikut shqiptar të diasporës, i takon zhanrit teatër dokumentar, e cila rrëfente të vërtetën e luftës së fundit në Kosovë. Një vrasje e kohës së luftës (1998) që ritregohet nga udhëtarë të cilët thjesht e kanë parë apo e kanë dëgjuar, bën që të ndikojë në jetët e të gjithë të pranishmëve ashtu si ndikon edhe vetë udhëtimi i tyre.
Loja e aktorëve ka trajtuar një këndvështrim më të veçantë mbi jetën në përgjithësi. Ngjarja tregohet deri në pikën e absurdit duke treguar mbi vet faktin e jetës, se si ajo vazhdon dhe se si shpeshherë ngjarjet e ndryshme nuk janë asgjë më tepër se një fakt banal në skemën e madhe që është vet jeta. Sa jemi ne si qenie njerëzore të vetëdijshëm për rrethanat në të cilat gjendemi duke qenë se shpeshherë nuk e çmojmë faktin se si ngjarjet rreth nesh na formësojnë duke na ndryshuar për jetë. Kjo qasje do të mundësojë kuptim më të mirë dhe pranim të së vërtetës të personit tjetër.
Shfaqja ishte një prezantim grotesk i jetës dhe mbijetesës, përveç fillimit të saj që ishte komike, shfaqja në fund mori tjetër rrjedhë që padyshim ngjalli tek publiku momente emocionale. Aty tregohet për marrëdhëniet e njerëzve me të kaluarën, pikërisht në luftën që ka ndodhur në Kosovë. Loja skenike e aktoreve dhe rrëfimi i tyre, ka zgjuar interesim tek publiku shqiptar, pjesëmarrja e të cilëve ishte në numër të konsiderueshëm.
Narratori i shfaqjes “Sikur….” Adian Morina, njëherësh edhe aktor, ka treguar para publikut se qëllimi i kësaj shfaqje është prezantimi i të vërtetës mbi luftën e Kosovës. Ai ka treguar se ka qenë e vështirë që këtë shfaqje ta përcjellë përmes humorit dhe më pas të kalohet në gjendje dramatike.
“Sikur kjo të ishte shfaqje“ është koproduksion midis teatrit “La Rremë” dhe teatrit “Oda”, ndërsa aktorët qe interpretuan ishin Adrian Morina, Rebeka Qena, Armend Ismajli dhe Besnik Krapi.
Prezantimi i shfaqjes në Zvicër, “Sikur kjo të ishte shfaqje“ u bë i mundur nga Ministria e Diasporës në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zvicër dhe Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”






















