E-Diaspora
Ka alarmuar zjarrfikësit rrejshëm mbi 40 herë: ndalohet kosovari
Kësaj here zjarrfikësit e ndaluan të dyshimtin dhe nuk e lëshuan derisa erdhi policia, e cila e mori në pyetje por pastaj e la të lirë pasi bëri kallëzim penal ndaj tij
Një kosovar 42 vjeçar me shtetësi austriake dyshohet të ketë bërë më shumë se 40 herë alarme zjarri pa pasur fare zjarr. Së fundi të dielën që shkoi, zjarrfikësit u desh të shkonin edhe njëherë në një lagje të Vjenës, pas alarmit se kishte shpërthyer një zjarr, shkruan orf.at. Por atje ata panë një person të dyshimtë, njofton policia e Vjenës. Ai binte në sy sepse pas çdo alarmi për zjarr ai priste zjarrfikësit në vendin e “ngjarjes”.
Kësaj here zjarrfikësit e ndaluan të dyshimtin dhe nuk e lëshuan derisa erdhi policia, e cila e mori në pyetje por pastaj e la të lirë pasi bëri kallëzim penal ndaj tij, transmeton albinfo.ch. Personi 42 vjeçar i lindur në Ksoovë e pranoi veprën por nuk dha ndonjë sqarim rreth motivit.
Zëdhënësi i zjarrfikësve nuk ka mundur të thotë se brenda çfarë periudhe i dyshuari ka shkaktuar me vetëdije alarme të rreme. “Por mendojmë se bëhet fjalë për alarm të bërë me qëllim të keq dhe jo për ndonjë gabim të paqëllimtë”, ka thënë ai.
Sipas policisë, kosovari fajësohet për më shumë se 40 alarme të rrejshme zjarri, përcjell albinfo.ch. Po u llogaritën të gjitha shpenzimet e shkaktuara me këto alarmime, del një dëm i madh i shkaktuar pasi që një ndërhyrje kushton në mes 200 dhe 600 eurosh.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









