Lajme
Fluturimet “low cost” Tiranë-Budapest, kërkohet aeroporti i Kukësit
Ministri i Transporteve, Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes dy shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare
Që nga prilli i vitit të ardhshëm nga Tirana në drejtim të Budapestit nis linja e fluturimeve “low cost” nga WIZZAIR me çmime relativisht të lira. Për fillimin e flluturimeve nga kjo kompani, sot është nënshkruar një memorandum nga ministri shqiptar i Transporteve, Sokol Dervishaj me autoritetet hungareze.
Gjatë vizitës në Budapest, Dervishaj tha se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destinacione të tjera.
Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes dy shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin e turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.
Ministri i Transporteve ka thënë se do donte të shikonte mundësitë që kompania WIZZAIR të operojë direkt, qoftë dhe me koncesion aeroportin e Kukësit, propozim që është mirëpritur nga ministri hungarez i Transporteve. Pra, Aeroporti i Kukësit shihet si pozitë strategjike pas është në kufij me Kosovën.
Fillimi i fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave, tha Dervishaj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











