Lajme
Murati në Australi: Dërgoni fëmijët në mësimin plotësues të shqipes
Ministri i Diasporës, Valon Murati inkurajon bashkatdhetarët në Australi që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, i inkurajoi mërgimtarët shqiptarë në Australi që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Murati bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, po merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga diaspora shqiptare, me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në Federation Square, ministrit Murati dhe ambasadorit Kiçmari iu dha nderi për ngritjen e flamurit kombëtar, ceremoni kjo tradicionale që zhvillohet në qendër të qytetit Melbourne, thuhet në një komunikatë për media , citon Albinfo.Ch.
Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, gjatë qëndrimit në Melbourne, morën pjesë edhe në dy aktivitete të organizuara nga bashkatdhetarët tanë, në të cilat ishin të pranishëm rreth 1500 mërgimtarë.
Në këto aktivitete, në fjalën përshëndetëse, ministri Murati foli për rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët kudo që janë, duke porositur që nuk ka mënyrë më efikase për ruajtjen e identitetit kombëtar sesa dërgimi i fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, përmes të cilit kanë mundësi të njihen me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Me ftesë të komunitetit shqiptaro-australian në Sydney, ministri Murati u takua edhe me bashkatdhetarët e kësaj pjese të Australisë, me ç’rast u diskutuan shumë çështje që u shtruan nga të pranishmit.
Ministri Murati edhe në këtë takim foli për rëndësinë e dërgimit të fëmijëve në mësim plotësues. Duke qenë se në Sydney nuk ekziston një shkollë e tillë, ai i inkurajoi ata që të organizohen sa më shpejt për hapjen e saj, duke u premtuar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Diasporës dhe Ambasadës së Kosovës në Australi.
Gjatë kësaj vizite, z.Murati do të takohet edhe me përfaqësues të institucioneve të ndryshme australiane.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















