E-Diaspora
Arrestohen katër shqiptarë dhe një zviceran për drogë
Në intervistat me policinë ata njëzëri kanë pranuar shumë shpejt se kanë vepruar me drogë. Të arrestuarit janë një zviceran dhe katër shqiptarë të moshave 18-47 vjeç
Policia kantonale e Cyrihut e mbështetur nga pjesëtarë të policisë së Glarus kanë arrestuar disa persona për trafikim të drogës, kurse përveç barnave janë gjetur edhe një sasi e të hollave, shkruan ‘zueriost.ch’.
Siç ka njoftuar policia kantonale, gjatë një aksioni në Pfaffikon në automjetin e dy burrave janë gjetur rreth 20 gramë heroinë, përcjell albinfo.ch.
Pas kërkimit janë arrestuar edhe tre persona të tjera dhe atyre iu është gjetur rreth katër kilogramë heroinë, si dhe mijëra franga.
Në intervistat me policinë ata njëzëri kanë pranuar shumë shpejt se kanë vepruar me drogë. Të arrestuarit janë një zviceran dhe katër shqiptarë të moshave 18-47 vjeç. Madje, dy prej tyre po qëndronin ilegalisht në Zvicër.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












