E-Diaspora
Aksident në Austri, lëndohen rëndë babë e bir nga Kosova
Kanë ndodhur dy aksidente brenda një kohe të shkurtë. albinfo.ch merr vesh se në njërin aksident kanë pësuar babë e bir nga Kosova ( të moshës rreth 45 dhe 15 vjeçarë), banues në Vjenë të Austrisë
Të shtunën pasdite, zjarrfikësit e qarkut të Baden-it, nuk kishin qetësi. Brenda një ore në Tribuswinkel, (pak kilometra larg Vjenës) kanë ndodhur dy aksidente të rënda. Në të dy aksidentet kanë mbetur të lënduar persona të shumtë, ndër ta edhe fëmijë, shkruan “heute.at”.
Në anën tjetër, albinfo.ch merr vesh se në aksidentin e dytë në të cilin janë përfshirë dy vetura, pasagjerët e veturës Jaguar, (model i vjetër), kanë qenë babë e bir nga Kosova ( të moshës rreth 45 dhe 15 vjeçarë), banues në Vjenë të Austrisë.
Të gjithë të lënduarit nga ky aksident janë transportuar me shpejtësi për në spitalet më të afërta.
Sipas informacioneve të fundit të “albinfo.ch”, gjendja e të lënduarve është ende e rëndë, ndërkohë fatbardhësisht thuhet se jeta e tyre është jashtë rrezikut.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












