Lajme
Kërkohet përmirësimi i ambientit biznesor në Kosovë
Përfaqësues të komunitetit të biznesit kritikojnë autoritetet kosovare për moskrijimin e kushteve të mira për zhvillimin e bizneseve

Ata thonë se për ta bërë një ambient të favorshëm për biznes, institucionet e Kosovës duhet të marrin si model atë se çfarë po bëjnë vendet fqinje. Fillimisht, sipas tyre, duhet të shpejtohen procedurat për nisjen e një biznesi.Bizneset kosovare vazhdojnë të ballafaqohen me probleme nga më të ndryshmet, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve në Kosovë. Ata thonë se moskrijimi i kushteve të mira për të bërë biznes në Kosovë, ka bërë që shumë biznese të mbyllen.
Milazim Abazi, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë duhet të bëhen reforma për krijimin e kushteve për bizneset. Deri më tani, sipas tij, autoritetet kosovare janë treguar të paafta për përmirësimin e ambientit afarist. Për ambient të pafavorshëm biznesor, Kosova është kritikuar së fundi edhe në Raportin e Bankës Botërore “Të bërit biznes në Evropën Juglindore 2011”, ku nga 22 qytete të shteteve të ndryshme të Evropës Juglindore, Prishtina ishte radhitur e fundit, si vendi ku më së vështiri bëhet biznes.
Edhe Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë së në Kosovë nuk ka ambient të favorshëm të për bërë biznes.
Se çfarë duhet bërë që të krijohet një ambient afarist më i përshtatshëm, Arian Zeka thotë se indikatorët, në bazë të të cilëve Banka Botërore përgatit raportin e saj “Të bërit biznes…”, janë shumë të qartë.Sektori privat, që në Kosovë konsiderohet si fusha kryesore për zhvillimin ekonomik në vend, sipas përfaqësuesve të bizneseve, duhet të ndihmohet dhe, gjithashtu, të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e veprimtarisë.Në Kosovë, sipas përfaqësuesve të Aleancës Kosovare të Biznesit, është më vështirë të bësh biznes se në çdo vend tjerët të rajonit. Për ta lehtësuar punën e bizneseve, përveç thjeshtësimit të procedurave për të filluar biznesin, duhet të hapen edhe rrugë për burime të reja të financimit.Ndryshe, bizneset kosovare vazhdimisht janë ankuar për ambient të pafavorshëm biznesor. Por, deri më tani nuk është bërë diçka konkrete në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025” Kurorën e më të bukurës në Amerikë e “rrëmbeu” shqiptarja ...
-
SHBA: Vlora Gjeka nderohet me medaljen “Police Combat Cross”
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz