E-Diaspora
Më shumë se 20.500 votues të regjistruar në diasporë
Numri më i madh i qytetarë të regjistruar është në Bernë të Zvicrës, mbi 4 mijë, dhe në Venecia të Italisë, mbi 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka njoftuar se më shumë se 20.500 shtetas të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell albinfo.ch.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numri më i madh i qytetarë të regjistruar është në Bernë të Zvicrës, mbi 4 mijë, dhe në Venecia të Italisë, mbi 3 mijë.
KSHZ për herë të parë pritet të hap vendvotim edhe në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Tri vendvotime do të hapen në Zvicër dhe në shumë vende të tjera përfshirë këtu edhe Detroitin, Nju Jork, Melburnin dhe Romën.
Qendrat e votimit me më shumë se një mijë zgjedhës janë raportuar në Detroit dhe Nju Jork, Melburn, Australi, dhe në kryeqytetin italian Romë.
Në këto vendvotime do jenë të angzahuar punëtorë nëpër ambasada dhe përfaqësi konsullore derisa të tjerët do jenë anëtarë të propozuar nga partitë politike, shkruajnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













