E-Diaspora
DiasporaFlet: Lansohet platforma interaktive për diasporën
Platforma virtuale është pjesë e kësaj nisme e cila synon rrjetëzimin e organizatave shqiptare në diasporë për qëllim të avokimit të të drejtave dhe privilegjeve të diasporës në vendet amtare pasi do të forcojë lidhjet në mënyrë të ndërsjellët.
Pas tri viteve të themelimit të platformës Kosovo Diaspora, organizata jo- qeveritare Germin, së bashku me organizata partnere në diasporë, ka ndërmarrë nismën për të filluar Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës.
Para 100 të pranishmëve, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës, u lansua platforma interaktive për diasporën www.diasporaflet.org. #DiasporaFlet.
Platforma virtuale është pjesë e kësaj nisme e cila synon rrjetëzimin e organizatave shqiptare në diasporë për qëllim të avokimit të të drejtave dhe privilegjeve të diasporës në vendet amtare pasi do të forcojë lidhjet në mënyrë të ndërsjellët.
Platforma ka tri elemente interaktive: hartën, kalendarin, dhe blogun. Çdo organizatë në diasporë (formale ose joformale) mund ta krijojë profilin e saj në platformë dhe ta përditësojë atë me informata në çfarëdo kohe.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Patrick Etienne, drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Fatmir Curri, drejtor i programeve në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Kushtrim Sheremeti, shef i kabinetit të Ministrisë së Diasporëse dhe Mark Kosmo, President I Shoqatës MASS/BESA, ShBA dhe anëtare i bordit për këtë iniciativë.
Behar Xharra, drejtor ekzekutiv i Germin, përmes lidhjes në skype nga Bangladeshi tregoi për qëllimin e iniciativës dhe rëndësinë e diasporës, që sipas tij është grupi social më i madh në Kosovë.
‘’T’ia japim një zë diasporës që diaspora t’i promovon të drejtat e tyre sociale dhe politike dhe po ashtu të jetë pjesë e politikë-bërjes në Kosovës. Diaspora sot është e fragmentume dhe kjo ka qenë nevoja që ta fillojmë këtë iniciativë, që të kemi një dialog të strukturuar mes komunitetit të diasporës, qeverisë dhe po ashtu në mes komuniteteve te ndryshme të diasporës’’, shtoi Xharra.
“Kurse drejtori i zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, u shpreh se është i lumtur që po e përkrahin iniciativën ‘’Dialogu i strukturuar për të Drejta të Diasporës.’’ , duke shtuar se diaspora nuk është vetëm në Zvicër apo në Amerikë, por në gjithë botën.
Ndërsa Kushtrim Sheremeti nga Ministria e Diasporës u shpreh se kjo platformë është shume e mirëpritur nga Ministria duke shtuar ‘’ Po me vjen mirë që organizata Germin me disa të rinj shumë profesional e kanë filluar këtë iniciativë. ‘’Është koha për një bashkëbisedim të dyanshëm dhe njëherit tregues që nuk duhet të presim vetëm nga diaspora, por edhe të impenjohemi seriozisht lidhur me kauzat e tyre’’, e përfundoi fjalën e saj drejtoresha e programeve në Germin, Liza Gashi.
Ky grant përkrahet nga programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO- K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë

















