Lajme
Vdes në rrethana të pasqaruara aktivisti i VV, Astrit Dehari
"Astriti u shua tepër herët. Ai ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Me jetën dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare, ndaj popullit tonë", thuhet veç tjerash në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se aktivisti i saj i njohur, Astrit Dehari ka humbur jetën sot në moshën 26 vjeçare. Po ashtu edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar opinionin se sot, më 5.11.2016, në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D., ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Astriti është i biri i veprimtarit të njohur Avni Dehari, nga Sllupçani i Kumanovës, i cili së bashku me familjen ka jetuar për një kohë të gjatë si emigrant politik në Zvicër. Pas çlirimit të Kosovës, profesori Dehari me familjen ishte kthyer për të jetuar në Prishtinë. I biri, Astriti qe angazhuar për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kohë më parë qe burgosur së bashku me një grup aktivistësh tjerë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik.
I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK, thuhet në njoftimin e SHKK.
Ndërsa Lëvizja VV bën të ditur se Dehari ishte student i mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe ishte i përkushtuar për çështjen shqiptare. Në njoftimin e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje veç tjerash thuhet: «Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, nuk është më mes nesh. Ai ka humbur sot jetën tragjikisht në moshën 26 vjeçare. Të gjithë ne e kemi gati të pamundur ta besojmë vdekjen e tij që na ka tronditur e na ka pikëlluar thellë në shpirt. Në këto momente tejet të rënda, Lëvizja VETËVENDOSJE! gjendet pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë të Astritit, gjendemi sot pranë njëri-tjetrit ne që e kishim atë shok dhe vëlla, ne që do ta kujtojmë atë përherë me dashuri.
Astriti u shua tepër herët. Ai ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Me jetën dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare, ndaj popullit tonë, ndaj studimeve, ndaj shokëve dhe shoqeve, dhe ndaj familjes së tij, Astriti na ka dhënë të gjithëve forcë dhe frymëzim».
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










