E-Diaspora
Prova të reja për shqiptarin, i cili mbyti shqiptarin me thikë
Prova të reja janë gjetur për një 26-vjeçar nga Kosova, i cili më 3 prill kishte mbytur me thikë një 32-vjeçar nga Shqipëria
Në gjykimin e një 26-vjeçari, Gjykatësit e Bonit kanë vizituar strehimoren e refugjatëve në Muffendorf. Ai akuzohet se ka vrarë shokun gjatë një grindje, shkruan ‘general-anzeiger-bonn.de’.
“Mirësevini”, shkruan në kampin e refugjatëve. Më 3 prill 2016, vdiq një 32-vjeçar nga plakët me thikë në zemër, përcjell albinfo.ch.
Viktima jetojnë në ndërtesën shtatë-katëshe të Entit Shtetëror për refugjatë, ku jetojnë sidomos shqiptarët, që presin depërtimin. Në këtë ndërtesë jetonte edhe një kosovar, 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë shokun.
Një nënë 37-vjeçare mësohet se ka qenë në vendin e krimit, rreth orës 18:40. “Dëgjova zhurmë dhe grushte. Kur shikova pashë se ishin disa burra duke ‘luftuar’. Dy kundër një”, ka thënë ajo, që kishte njoftuar autoritet e sigurisë.
Por, ndihma erdhi me shumë vonesë. Kur 37-vjeçarja u kthye, viktima ishte në trotuar. Ajo ka përshkruar se ka parë të akuzuarin me gjak në duar, kurse ishte mjaft i qetë.
I akuzuari ka thënë se gjithçka ka qenë në vetëmbrojtje dhe nuk ka dashtë që të sulmojë viktime, derisa eksperti psikiatrik ka folur për gjendjen e të akuzuarit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












