E-Diaspora
Dënohet një britanik dhe një shqiptar, për trafikimin e shqiptarëve
Për 42-vjeçarin Jonathan Bridgeman gjykata vendosi 30 muaj burg, ndërsa për 35-vjeçarin, Deshan Laçi 36 muaj burg
Jonathan Bridgeman 42-vjeçar dhe Deshan Laçi 35-vjeçar janë dënuar nga një gjykatë angleze, pasi tentuan të trafikonin 14 shqiptarë, emigrantë të paligjshëm, shkruan e përditshmja britanike ‘The Sun’.
Për 42-vjeçarin Jonathan Bridgeman gjykata vendosi 30 muaj burg, ndërsa për 35-vjeçarin, Deshan Laçi 36 muaj burg. Skafi ishte bërë enkas për të futur 14 shqiptarët, përcjell albinfo.ch.
Ata mbetën mes detit, pasi mjetit lundrues i mbaroi karburanti. Jonathan Bridgeman dhe Deshan Laçi, do të merrnin nga 10 mijë funte për dërgimin e grupit, duke përfshirë dhe një 14-vjeçar, nga Dieppe për në Eastbourne.
Po ashtu, mësohet se ky plan, i projektuar që prej vitit 2014, ku nga Franca shqiptarët do të shkonin në Angli përmes një skafi. Laçi ishte shtetas britanik lindur në Shqipëri dhe ishte pronar i një autolarje në Britani.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











