CH-Ballkani
Policia greke ndalon 18 refugjatë sirianë, donin të hynin në Shqipëri
Policia ka thënë se refugjatët kishin në plan të vazhdonin udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt shteteve veriore evropiane
Policia në Greqinë e Veriut ka bërë të ditur se kanë arrestuar dy gra greke të dyshuar për përpjekje për të kontrabanduar një grup të refugjatëve sirianë në kufi me Shqipërinë, shkruan ‘foxnews.com’.
Të dyshuarit janë zbuluar në orët e mëngjesit të së martës, duke vozitur dy makina që bartnin 18 refugjatë sirianë, përfshirë gjashtë fëmijë drejt rajonit verior të Kastorias, përcjell albinfo.ch.
Policia ka thënë se refugjatët kishin në plan të vazhdonin udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt shteteve veriore evropiane.
Rreth 60,000 refugjatë dhe emigrantë të tjerë janë bllokuar në Greqi pas një seri të mbylljes së kufijve të Ballkanit në fillim të këtij viti.
Shumë banda paguajnë për të kontranbanduar ata në veri përmes Maqedonisë ose Bullgarisë, e në disa raste edhe Shqipërisë.
Kjo nuk është hera e parë që policia greke ndalon kontrabandues, por edhe refugjatë, të cilët në mënyrë të parregullt dëshirojnë të kalojnë kufirin për në Shqipëri, e më pas për të kaluar në ndonjë vend tjetër evropian.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













