Lajme
Kosova ka nevojë për mbështetjen e mëtejme të GIZ-it
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka falënderuar përfaqësueset e GIZ për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999, në sektorë të ndryshëm. Ai tha se Kosova ka nevojë ende për GIZ-in
Republika e Kosovës ka nevojë për mbështetjen e mëtejme të GIZ-it ((Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit), përmes projekteve konkrete për arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës për rrugëtimin në procesin e integrimeve evropian.
Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një takimi që ka zhvilluar me udhëheqësen e ekipit të Mbështetjes së Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë nga GIZ dhe përfaqësuesen e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Henriette Kotter.
Hoxhaj i ka falënderuar përfaqësueset e GIZ, duke kujtuar përkrahjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999, në sektorë të ndryshëm si, në arsim, ekonomi, shëndetësi dhe bujqësi.
Duke iu referuar bashkëpunimit me institucionet e linjës në fushat e lartpërmendura dhe përfitimit të gjithëmbarshëm nga përkrahja e GIZ, ministri Hoxhaj ka vlerësuar se Kosova mund të përfitojë nga projektet e GIZ edhe në avancimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe në proceset integruese.
Ministri Hoxhaj ka thënë se MPJ do të angazhohet që në koordinim me partnerët e saj të përfitojë nga ekspertiza që mund ta ndihmojnë zhvillimin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










