© 2016 albinfo.ch
E-Diaspora
Valentina Marevci vjen me pikturat “Brez pas brezi” në Cyrih
Valentina Marevci, krijuese e re nga Kosova, ka sjellë të shtunën në Cyrih pikturat e saj në Zvicër për t’i prezantuar para artdashësve të këtushëm shqiptarë
Artistja Valentina Marevci, e cila përjetëson sakrificën dhe krenarinë e heronjve brezë pas brezi nëpërmjet veprave të artit, ka shpalosur vlerat artistike para artdashëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Ekpozita personale e titulluar “Brez pas brezi” është hapur të shtunën në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih.
Bëhet fjalë për ekspozitën personale, të pestën me radhë, që është titulluar „Brez pas brezi“.
Shukrije Ramadani hapjen zyrtare të kësaj ekspozite e nisi me një minutë heshtje për të nderuar artistin, baletmaestrin e njohur shqiptar, Rrustem Selca.
Në hapje foli edhe diplomati kosovar, Xhafer Ameti, njëherësh edhe paraqitja e parë, në cilësinë e konsullit në Cyrih, raporton albinfo.ch.
“Është më se domethënëse të vijnë edhe të prezantojnë artistët veprat e tyre në diasporë dhe e vlerësojmë edhe punën e Qendrës Kulturore, e cila po sjell një pjesë të kulturës para pjesëtarëve të diasporës”, tha konsulli i Kosovës në Cyrih, Xhafer Ameti, duke shfrytëzuar rastin për të falënderuar diasporën për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë për Kosovën.
Qëllimi i ekspozitës së artistes Valentina Marevci është të afrojë shqiptarët në diasporë me Kosovën.
Për të treguar se “Brezë pas brezi” është njëjtë si këtu dhe atje, ruajtja e identitetit dhe traditave, ku brezi e simbolizon lidhjen shpirtërore dhe emocionale me simbolikën e shqiponjës që është edhe krenaria e të gjithë shqiptarëve, u tha në hapje të ekspozitës, ndërsa autorja ka folur për frymëzimin dhe domethënien e pikturave të saj.
Autorja me shqiponjën në ekspozitë tregon sakrificën dhe krenarinë e heronjve tanë nëpër breza.
Piktorja Marevci kishte sjellë me vete edhe pikturat që kanë gati të njëjtën tematikë, koralet, të cilat janë pjesë domethënëse e krijimtarisë së saj artistike.
Në pikturat e saj dominojnë ngjyrat e ngrohta, të cilat i ka punuar vaj në pëlhurë me dimensione standarde.
Ekspozita e Valentina Marevcit me motive kombëtare dhe ato të botës nënujore do të jetë e hapur deri më 8 nëntor në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë































