Lajme
Surroi i quan “kriminelë” ish-komandantët e UÇK-së
Publicisti Veton Surroi e quan primitiv presidentin Hashim Thaçi. Ai thotë nëse Gjykata Speciale bazohet në të gjeturat e Prokurorit Williamson, presidenti i vendit mund të arrestohet
Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi, një intervistë që ka dhënë për të përditshmen Koha Ditore, që është edhe gazetë e themeluar nga vetë ai, akuzon disa nga udhëheqësit e UÇK-së për veprimtari kriminale. Ai thotë se udhëheqësit e kësaj lufte janë dëshmuar se kanë bërë krime.
Madje ai përmend luftën në dy fronte, kundër Serbisë që ishte okupatore e Kosovës dhe ndaj disa rivalëve politikë që ishin në partinë pacifiste-LDK-në e ish presidentit Ibrahim Rugova.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i njërit nga drejtuesit politik të UÇK-së, dhe tashmë nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Ai thotë ato janë mendimet personale të Surroit, ndërsa “shumë gjëra që i ka përmendur vërtet kanë ndodhë, por interpretimi lë vend për t’u diskutuar”.
“Gjitha këto çështje një ditë do të pasqyrohen, të vërtetat e UÇK-së, ngjarjet që kanë ndodhë brenda dhe jashtë saj. Mund të them se akuzat që UÇK-ja ka qenë kriminale, në kuptimin e asaj që paska filluar luftën kundër Serbisë aq edhe kundër LDK-së nuk qëndron, sepse nuk ka pas një orientim të tillë. Por, gabimet mund të jenë bërë dhe në qoftë se janë bërë dy-tri gabime të individëve, do të thosha të papërgjegjshëm kushdo qofshin ata, kjo nuk do të thotë se UÇK-ja ka qenë e tillë”, thotë Haliti.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli thotë se ndihet krenarë për luftën e UÇK-së për liri, “por jemi po ashtu shumë të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë për të bërë për vendin tonë”.
Ndërkaq ish-politikani dhe tani publicisti Veton Surroi, presidentin Hashim Thaçi e ka quajtur të padijshëm e primitiv dhe ka parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Williamson.
Ai thotë se Thaçi e ka dëmtuar Shtetin e Kosovës, e ka shkatërruar Kosovën dhe ka prishur konsensusin nacional. Sipas tij, po të kishte konsensus të brendshëm, Kosova do të pranohej edhe në OKB. Veç se nuk ka treguar se si do të bëhej ky hap i madh i Shtetit drejt OKB-së marrë parasysh qëndrimin e Rusisë.
Mirëpo, Surroi ka folur fjalë të mira për opozitën e Ramush Haradinajt, Albin Kurtit e Famir Limajt. Ka thënë se opozita ishte mbresëlënëse për luftën që bëri në kundërshtim të Asociacionit e Demarkacionit.
“Dhe mu për këtë del të jetë shumë i nevojshëm konsensusi. Një Kryeministër i padijshëm dhe primitiv si Thaçi mund të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi, Kosovën nga pasojat e mosdijes e primitivizmit të tij. Një Kryeministër shpërfillës si Mustafa mund të nënshkruante diçka që konsideron vazhdimësi e Marrëveshjes së Thaçit, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi Kosovën nga pasojat e shpërfilljes”, ka thënë Surroi.
Ai thotë se Thaçi disa herë e ofendoi shumë rëndë Rugovën duke e quajtur kriminel, e shtëpinë e tij shtëpi të krimit, “por Rugova vazhdoi ta përfshinte në “Ekipin e Unitetit” më bindjen se në fund duhet të fitojë konsensusi”.
Surroi ka folur edhe për UÇK-në dhe për dy ish-Komandantët e përgjithshëm të saj, Azem Sylën e Sylejman Selimin si dhe Sami Lushtakun. Ka treguar detaje, që sipas tij, tregojnë kriminalitetin e tyre edhe në kohë lufte.
“Pas një gjykimi të gjatë në burg u dërgua Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, gjatë Rambouille’t na u tha shkurtimisht se kishte bërë puç dhe ishte bërë Komandant i UÇK’së”, ka treguar Surroi, sipas të cilit, udhëheqësit e UÇK-së kishin thënë se armët i kishin kapur sa për Serbinë aq edhe për Rugovën e LDK-në.
“Para nisjes në Rambouillet kishim një situatë të vështirë politike. Animoziteti i disa prej drejtuesve të UÇK-së ndaj Rugovës dhe LDK-së ishte shumë i madhe. Disa prej tyre konsideronin se kishin marrë armët sa kundër Serbisë, aq edhe kundër Rugovës”, ka deklaruar Surroi.
Në këtë intervistë, ai është marrë, po ashtu, edhe me votuesit e PDK-së. Ka thënë se 200 mijë njerëz në Kosovë pajtohen se krimi është i pranueshëm. “Janë së paku 200 mijë njerëz që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre s ekrimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”, ka deklaruar Surroi…
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














