E-Diaspora
Mungojnë inxhinierët në Gjermani!
Federata e Inxhinierëve ka vlerësuar se kompanitë gjermane këtë vit do të kërkojnë 85.200 inxhinierë ndërsa vetëm 73.500 i kanë gjetur.
Nisma e Qeverisë në Berlin për digjitalizimin e industrisë gjermane ka rritur kërkesat për inxhinierë, ndërsa fakultetet nuk mund të plotësojnë numrin.
Tre vjet më parë qeveria në Berlin ka nisur projektin “Industrie 4.0”, i cili ka për qëllim digjitalizimin e proceseve të prodhimit në shtylla kryesore të industrisë gjermane, shkruan albinfo.ch.
Siç qëndrojnë gjërat tani, “Industrie 4.0” rezulton të jetë i suksesshëm. Sipas “Boston Consulting Group”, 64 për qind e kompanive gjermane nga sektori i industrisë së makinerive në dy vjetët e ardhshme do të digjitalizojnë prodhimin e tyre, në krahasim me 36 për qind të konkurrentëve amerikanë, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave gjermane.
Gjigandët në industri, të tilla si “Robert Bosch” gjithnjë janë duke u bërë kompani të teknologjisë. Në mënyrë të veçantë, vetëm “Bosch” punëson më shumë se 5.000 inxhinierë për zhvillimin e softuerit.
Megjithatë, digjitalizimi i prodhimit është vetëm hapi i parë. Kompanitë më pas do të kërkojnë një ushtri të ekspertëve. E gjithë kjo kërkon ekspertë, dhe ata thjesht nuk janë të mjaftueshëm.
Federata e Inxhinierëve ka vlerësuar se kompanitë gjermane këtë vit do të kërkojnë 85.200 inxhinierë ndërsa vetëm 73.500 i kanë gjetur.
Megjithatë, në dhjetë vjetët e ardhshme kërkesa për profilin e ekspertëve do të jetë katër herë më e madhe se tani.
Gjermania është prodhuesi i tretë botërore e makinerive dhe pajisjeve industriale, pas Kinës dhe SHBA-së.
Departamenti i Inxhinierisë Mekanike numëron 3200 kompani, shumica e tyre kanë të punësuar rreth një milion punëtorë. Me fjalë të tjera, ky sektor është punëdhënësi më i madh i të gjithë sektorëve të tjerë industrialë.
Universitetet gjermane që nga bashkimi në vitin 1990 nuk “prodhojnë” numër të mjaftueshëm të inxhinierëve. Dhe, ka një arsye, thotë Oliver Koppel, ekonomist në Institutin e Kërkimeve Ekonomike të Këlnit.
“Rritja e ngadaltë ekonomike nga viti 1995 deri në 2002 ka dekurajuar nxënësit të regjistrohen në programet inxhinierike”, thotë Koppel.
Gjatë kësaj periudhe numri i të diplomuarve ka rënë nga 50,000 në vit në 30.000. Pasojat janë të dukshme sot, pas një dekade të zgjerimit ekonomik.
Prej 1.7 milionë inxhinierë që punojnë në Gjermani, 37 për qind janë më të vjetër se 50 vjet. Më shumë se 600.000 do të dalin në pension gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme, kështu që mungesa e ekspertëve do të jetë edhe më e madhe.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










