E-Diaspora
Basketbollistja kosovare impresionon suedezët
Adea Kastrati është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe në të ardhmen pritet shumë nga kjo basketbolliste
Basketbollistja kosovare, Adea Kastrati, e cila luan në Suedi, po mahnit me lojën e saj. Ajo ka impresionuar edhe në Suedi, derisa është pjesë e Kosovës U-18, shkruan albinfo.ch.
Gazetarja suedeze Caroline Wickmark ka shkruar për dy basketbolliste të talentuara, Cassandra Whatts dhe Adea Kastrati, kjo e fundit është nga Kosova. “Blerjet e reja ngrisin me HBBK. HBBK vazhdon të tërheqë talentet e reja. Ëndrra për t’u bërë profesioniste e Cassandra Whatts dhe Adea Kastrati bëri që ato të jenë në klubin Helsingborg. Cassandra Watts dhe Adea Kastrati konsiderohen premtuese, dhe kanë marr këshilla për të përmirësuar të ardhmen e tyre. Sezoni i ri, talentet e reja në HBBK. Klubi i cili ka afruar lojtare të reja, dy blerjet Cassandra Whatts dhe Adea Kastrati”.
Kur ata u kontaktuan nga trajneri Wictor Widenheim, zgjedhja nuk ishte e vështirë. “HBBK kanë ndihmuar përparimin e çdo lojtari që kishin në klub. Kjo ishte ajo që me morën mua për të ardhur këtu dhe t’i jepte një rast, pavarësisht udhëtimit”, thotë Adea Kastrati e cila jeton në Trelleborg dhe udhëton 1,5 orë për trajnim në 4 ditë në javë.
Adea Kastrati u dallua gjatë kësaj vere në Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet evropiane. Adea shënoi mesatarisht 24.9 pikë dhe mori një çmim si shënuesja e dytë më e mirë.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











