E-Diaspora
Ëndrra e Qerim Rexhmataj
Pasi ka pranuar të kthehet vullnetarisht në Shqipëri, ai ka kërkuar që së paku t’i përmirësohen kushtet e jetesës në një fshat të Kukësit
Procedura e azilit është e përfunduar dhe dëbimi është në tryezë. Qerim Rexhmataj menjëherë me gruan e tij dhe katër fëmijët përsëri do të kthehen në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
Do të kthehen në një të ardhme të pasigurt. Ata dëshirojnë të qëndrojnë në Gjermani dhe t’i plotësojnë ëndrrën fëmijëve të tyre,
Qerim Rexhmataj, gruaja e tij Hatije (30), vajza katër-vjeçare Grisela, djali tre-vjeçar Gerald dhe binjakët dy-vjeçarë Gerti dhe Gresa jetojnë që nga gushti i vitit 2015 në Ostlandstraße të Schwanewede.
Familja shqiptare vijnë nga Tërsheni i Kukësit. Fashti me 20 shtëpi. Ai në Gjermani kishte jetuar në një shtëpi me tre dhoma të fjetjes, kurse tani do të jetojnë 14 njerëz së bashku, derisa do të kenë edhe shumë vështirësi tjera, si me ushqim e transport, kurse fëmijët do të udhëtojnë shtatë kilometra për në shkollë, madje edhe dimrit me borë.
Qerimi deri në ditëlindjen e 15-të kishte vuajtur nga uria. Më pas shkoi në Maqedoni, kurse tentoi të shkojë në Greqi, por u arrestua dhe u dënua me tre muaj burg për shkak se kaloi kufirin ilegalisht.
Ai me kushëririn shkuan përsëri në Greqi, por ishin duke vdekur nga uria. 15 ditë kishte ecur në këmbë dhe po vdiste nga etja. Ai kishte parë një shishe dhe duke menduar se ishte ujë e kishte pirë, pa e ditur se ishte naftë. Ai u sëmurë rëndë, por mbijetoi, derisa mbijetesën e fitoi në mënyra të çuditshme.
Ai u martua me Hatijen në vitin 2011, kurse më pas shkuan në Gjermani, ku kanë lindur edhe binjakët, Gerti dhe Gresa.
Deri tani nuk kishte ankesa, por tashmë kërkesa për azil i është refuzuar. Kjo është pritur pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurt.
Por, në Gjermani ka filluar një iniciativë që familjes shqiptare t’i ndërtohet një shtëpi, ku do të ketë mundësi të kultivojë patate, domate e gjëra të tjera, derisa edhe shkollën do të kishin më afër.
Për të realizuar këtë ëndërr kërkohet 30 mijë euro. Ai është pajtuar të kthehet vullnetarisht, kurse donacionet pritet të mblidhen për të dhe familjen shqiptare.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










