Gjuha
26 shtatori, “Dita Evropiane e Gjuhëve”
“Unë jom Gresa. Unë i kom 8 vjet”, ka shkruar në një variant dialektor të shqipes vajza simpatike, Gresa 8 vjeçare pra, duke e shënuar kështu në Gjermani, edhe në gjuhën shqipe “Ditën Evropiane të Gjuhëve”
Dita e sotme, e hënë, 26 shtator është një ditë e shënuar në kalendarin evropian. “Dita Evropiane e Gjuhëve” pra, i ka shërbyer gazetës gjermane TZ që t`i bëjë vizitë një shkolle që dallohet me numrin e madh të nxënësve me prejardhje të huaj, gjegjësisht që nuk e kanë gjermanishten gjuhë amtare. Fjala është për shkollën në Steinbach në regjionin Taunus. Këtu gazetarja ka shpalosur përvojat dhe kompetencat gjuhësore të nxënësve që kanë 30 gjuhë amtare të ndryshme.
Atyre me këtë rast u është dhënë mundësia që të shkruajnë në tabelën e zezë ndonjë shprehje në gjuhën e tyre amtare, përcjell albinfo.ch.
“Unë jom Gresa. Unë i kom 8 vjet”, ka shkruar në një variant dialektor të shqipes vajza simpatike, Gresa 8 vjeçare pra, duke e shënuar kështu në Gjermani, edhe në gjuhën shqipe “Ditën Evropiane të Gjuhëve”
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













