E-Diaspora
Shkumbini shënon golin më të bukur në “Helvetia Cup” dhe nxjerr nga garat FC Thun-in
Me golin e Shkumbin Sulejmanit (Skumbim), ekipi nga “Promotion League (liga e tretë e Zvicrës) e nxjerr nga garat për kupë FC Thunin e njohur, skuadër e superligës së Zvicrës
Tifozët e kupës së futbollit “Helvetia Cup” kanë zgjedhur golin e Shkumbin Sulejmanit si golin më të mirë gjegjësisht e kanë shpërblyer me “Tor de Schweiz”.
Ky gol ka qenë jo vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm por edhe veçanërisht i bukur, shkruan blick.ch. Shkumbini (apo siç shkruan portali zviceran “Skumbimi”) e ka shënuar atë në minutën e 82-të me një goditje të madhërishme duke i sjellë skuafdrës së tij SC Kriens fitoren me rezultatin 2:1, transmeton albinfo.ch. Me këtë fitore, ekipi nga “Promotion League (liga e tretë e Zvicrës) e nxjerrin nga garat për kupë FC Thunin e njohur, skuadër e superligës së Zvicrës.
Përveç trofeut për golin më të bukur, Shkumbini fiton edhe dy bileta VIP për Kupën e Botës në kërcimet me ski që mbahet në dhjetor 2016 në Engelberg.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto









