Integrimi
Shën Tereza, shëmbëlltyrë e humanizmit botëror, në orën e gjuhës shqipe
Në këtë vit shkollor ora e parë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër i kushtohet ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës
“Të jemi shpirtmirë, ta duam njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njeriun që kemi pranë “ porosia e Nënë Terezës.
Shqiptarja, Gonxhe Bojaxhiu, ose Nëna Tereza ( 1910-1997), si dhe e thërret bota mbarë, ka marrë pothuajse të gjitha mirënjohjet më të larta ndërkombëtare, deri edhe çmimin Nobël për Paqe me 10 dhjetor 1979. Qe ky kurorëzimi më i lartë botëror për Nënë Terezën. Tashmë ajo u bë e famshme në përmasa botërore, kurse për shqiptarët u bë krenari kombëtare. Gjithashtu, ajo u shenjtërua më 4 shtator 2016 nga Selia e Shenjt e Vatikanit.
Ajo është udhëheqëse shpirtërore, një figurë frymëzuese për shumë njerëz anembanë botës, humaniste, pasi ka bërë vetëm vepra bamirësie. “Falni dashuri në gjithçka bëni”, ishte thelbi i mendimit dhe sjelljes së saj.
Shën – Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë. Ajo u bë qytetare e botës, popujve, feve dhe e qytetërimeve. Për të u ngritën përmendore në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Bratislavë, Strasburg, Madagaskar, Johanesburg etj..
Në këtë vit shkollor ora e parë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër i kushtohet ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës. Në Shkollën shqipe në kantonin Jura në ketë kuadër kam realizuar mësimin përmes Projektit me temë “Nënë Tereza, jeta dhe vepra e saj” të gjithë fëmijët u përfshin në bashkëbisedim, çdo njëri ishte aktiv në lidhje me jetën dhe veprën e saj. Të frymëzuar nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës, nxënësit krijuan portretin e saj përmes vizatimit, një vjershë dhe një hartim në gjuhën shqipe, kam shfrytëzuar njohurit dy gjuhësore të nxënësve dhe teksti është përkthyer në frëngjisht. Ja disa prej vizatimeve më të mira të nxënësve të shkollës sonë: Donika Pjetraj, Lorik Ferati, Olti Hoxha, Klea Ajeti, Ena Ajeti, Léa Mehmetaj, Andi Rexhepi, Leon Dobruna, Leona Lumeshi, Ardi Mahmuti, Erona Ramabaja, Altina Mahmuti, Elona Ramadani, Gent Muhaxheri, Gentian Ramabaja, Teo Rexhepi, Elton Fetahaj e shumë të tjerë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











