E-Diaspora
Therje me thikë mes kosovarëve në Gjermani
Të mërkurën e kaluar rreth orës 20.30, një kosovar 44-vjeçar e ka sulmuar një bashkatdhetar të vetin 42-vjeçar, pronar i një restoranti të vogël në „Landsberger Strasse“, në Mynih të Gjermanisë.
Pa kurrfarë paralajmërimi, ai e sulmoi pronarin shqiptar të restorantit, i cili ka qenë duke punuar prapa banakut, i kthyer me shpinë. I dyshuari, një kosovar me profesion montues i papunë, e theri me thikë pronarin e restorantit, duke e goditur në pjesën e prapme të kokës, raportojnë mediat gjermane, njofton “albinfo.ch”
42-vjeçar, pas kësaj arriti të arratisej mbi banak dhe të fshehët në një lokal tjetër në afërsi, ndërsa sulmuesi u ndalua nga vizitorët tjerë të lokalit, duke e penguar që të vazhdojë me sulmin.
Megjithatë, edhe sulmuesi u arratisë dhe u futë në një tjetër lokal. Por, duke u falënderuar dëshmitarëve, pak më vonë policia arriti ta arrestojë atë.
I sulmuari kishte pësuar një dëmtim të rëndë gjakderdhje në kokë dhe ishte shtruar në trajtim në një klinikë spitalore.
Sulmuesi paraprakisht e kishte të ndaluar nga pronari vizitën në lokal, pasi shpeshherë i kishte ngacmuar e ofenduar vizitorët tjetër të lokalit, si dhe bashkëshorten e pronarit dhe vetë pronarin.
Pasi ndaj tij tashmë ishin ngritur kallëzime penale, ai ishte zemëruar aq shumë, sa që kishte dashur ta vrasë pronarin e lokalit.
Arma e ftohtë më të cilën është sulmuar viktima duket se është siguruar.
Gjatë ditës së sotme, i dyshuari ka dal para gjykatësit hetues ndaj të cilit është dhënë urdhër arresti për vepër penale, vrasje në tentativë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












