E-Diaspora
Alarmante, martesat me të mitur në Gjermani
Regjistri gjerman i shtetasve të huaj ka lëshuar një informacion sipas të cilit raportohet për 1.475 martesa të të huajve, që jetojnë në Gjermani.
Sipas një zyrtari të regjistrit, numri aktual i të miturve, të cilët janë të martuar është edhe më i madh për shkak se nganjëherë martesat janë e rregulluar në mes të prindërve ndërsa nuk janë verifikuar nga institucionet gjermane, shkruan albinfo.ch
Sipas informatave të lëshuar nga partia e “Gjelbërve”, shumica e këtyre fëmijëve janë të gjinisë femërore (1.152). Midis tyre, shumica prej tyre fëmijë të refugjatëve nga Lindja e Mesme, por shumë prej tyre vijnë nga vendet e BE-së. Në listën e martesave të të miturve në Gjermani prinë Siria (664), pasuar nga Afganistani (157), dhe ka Bullgaria (65), Polonia (41) Rumani (33) dhe Greqia (32), transmetojnë mediat gjermane.
Shumica e martesave me të mitur ishin të lidhur ndërmjet 16 dhe 18 vjeç, dhe ka 361 fëmijë nën moshën 14 vjeç, të cilët janë të martuar ligjërisht. Në Gjermani mund të lidhin partnerët martesë mbi 18 vjet, dhe në disa raste ka përjashtime për personat mbi 16 vjeç.
Disa zyrtarë politikë kërkojnë të ndalohen martesat me të mitur, pavarësisht nga origjina e partnerëve, sepse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për nuset nën moshë, që ishin martuar me forcë nga partnerët e vjetër. Problemin me martesat me të mitur tani e ka marrë përgjegjësinë një grup i posaçëm pune në Ministrinë e Drejtësisë.
E-Diaspora
-
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit... -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












