E-Diaspora
Arrestohet shqiptari, i cili tmerroi italianët
36-vjeçari dyshohet se është shoferi i Audi-s së verdhë të përdorur nga një bandë hajdutësh të cilët kanë kryer grabitje mes Venetos dhe Friulit në muajin janar të këtij viti
Pas disa muajve të kërkimit është arrestuar shqiptar, i cili ishte shndërruar në tmerr për italianët, shkruan “suedtirolnews.it”.
Ai kishte bërë një sërë grabitjesh të bujshme. Bëhet fjalë për 36-vjeçari Vasil Rama, kanë njoftuar mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
36-vjeçari dyshohet se është shoferi i Audi-s së verdhë të përdorur nga një bandë hajdutësh të cilët kanë kryer grabitje mes Venetos dhe Friulit në muajin janar të këtij viti.
Mësohet se ai është arrestuar në kufirin në mes Shqipërisë dhe Greqisë. Automjeti i vjedhur në Milano më 26 dhjetor të vitit 2015 gjithnjë arrinte të shmangte policinë italiane e cila e ndiqte prej ditësh.
Madje në një rast hajdutët kishin arritur të largoheshin duke udhëtuar kundërvajtje me një shpejtësi të madhe në autostradë në Spinea. Shtetasi shqiptar sipas të dhënave të Prokurorisë së Venecias, është arrestuar falë bashkëpunimit ndërkombëtar të ministrisë së brendshme italiane dhe policisë greke.
Ndjekja e Audi-s së verdhë përfundoi më 25 janar të këtij viti, kur automjeti u gjet i shkrumbuar në Trevizo, por hetimet vazhduan për të identifikuar anëtarët e bandës. Në këtë mënyrë u realizua dhe arrestimi i Vasil Ramës, i cili mendohet të ketë qenë shoferi, dhe që aktualisht ndodhet në një burg grek. Ai ka mohuar se ka bërë vepra penale.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» Sipas një hulumtimi të gazetës zvicerane Tages-Anzeiger, anulimet e fluturimeve, procedurat e përmbarimit dhe hetimet e... -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














