Lajme
Gjakova fiton 600 mijë euro grante nga Qeveria e Zvicrës
Komuna e Gjakovës fitoi 600 mijë euro grante nga projekti DEMOS i Qeverisë së Zvicrës. 120 mijë euro i ka fituar si grante të rregullta dhe 480 mije si shpërblime për performacë
Në mesin e 16 komunave konkurruese, Komuna e Gjakovës është vlerësuar si më e mirë në katër kategoritë e vlerësimit që ka bërë përfaqësuesit e projektit DEMOS të Qeverisë së Zvicrës. Me këtë rast Gjakova fitoi 600 mijë euro grante, prej tyre 120 mijë euro ishin të rregullta dhe 480 mije si shpërblime për performacë.
Ndarja e shpërblimeve është bërë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, me ç‘rast komuna e Gjakovës ka fituar vendin e para në katër kategoritë: Performuesi më i mirë me më së shumti pikë prej komunave tjera; Përmirësues në shërbimet publike me 0.56%; Përmirësues në demokraci lokale, si dhe; Përmirësues i përgjithshëm me 0.56%.
Për këto çmime, komuna e Gjakovës ka fituar fonde shtesë në vlerë prej 480 mijë euro, ndërsa duke i shtuar edhe grantin e përgjithshëm prej 120 mijë eurosh, shuma totale e fituar nga projekti DEMOS, ka arritur në 600 mijë euro, mjete të cilat do të shpenzohen për rregullimin e jetës së qytetarëve të komunës së Gjakovës.
Me këtë rast, kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila është shprehur e kënaqur dhe ka shtuar se ndjehet tejet e lumtur që mundi dhe angazhimi i bërë deri me tani më në fund është shpërblyer me fitimin e kësaj gare.
Ajo e ka falënderuar në veçanti qeverinë zvicerane për mbështetjen e vazhdueshme për komunën e Gjakovës.
Në fund, kryetarja Kusari-Lila ka falënderuar po ashtu stafin e saj për punën dhe përkushtimin që të arrihet ky rezultat.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ka falënderuar qeverinë zvicerane për projektin DEMOS për mbështetjen e komunave në zhvillimin e tyre, ka shprehur optimizëm që ky projekt në të ardhmen do të zgjerohet në më shumë komuna. Ai ka uruar komunat të cilat janë përzgjedhur si fituese për performancën më të mirë.
Po ashtu, drejtori i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, ka shprehur se qeveria Zvicerane ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës dhe se projekti DEMOS i mbështet komunat bazuar në performancën e tyre duke plotësuar kriteret për t’u përzgjedhur si performuesit më të mirë dhe përmirësuesit më të mirë.
Etienne ka theksuar që bashkëpunimi i tanishëm është me 17 komuna pjesëmarrëse ndërsa në të ardhmen do të mundohen të zgjerojnë bashkëpunimin edhe me komuna tjera.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









