E-Diaspora
Kandidatët shqiptarë synojnë parlamentin e Kroacisë
Të gjithë shqiptarët me të drejtë vote në Republikën e Kroacisë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e lira të parakohshme parlamentare, të dielën më 11 shtatorë 2016.
Ata mund të votojnë për njërin nga kandidatët shqiptarë të cilët synojnë të janë pjesë e parlamentit të Kroacisë. Deri më tash bëhet e ditur për Kandidatën Ermina Lekaj Prljaskaj dhe Idriz Sulejmanin,të cilët kandidojnë në listën e pakicave.
Kandidatja Ermina Lekaj Prljaskaj si e vetmja deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë kërkon voton e bashkatdhetarëve për të ia mundësuar edhe një mandate në Parlamentin e Kroacisë.
Ajo thotë se punën që e ka nisur dëshiron ta vazhdon edhe më tutje.
“Gjatë mandatit tim gjashtëmujor si përfaqësuese, deputete e juaja në Parlamentin Kroat, arrita të vendos themelet e një pune të mirë për pakicat, ashtu edhe për shqiptarët e mi. Kam arritur të lidh marrëveshje të shumta në favor të shqiptarëve dhe pakicave të tjera, duke ndihmuar bizneset, punën dhe familjet e tyre. Kam identifikuar disa probleme me të cilat përballen pakicat në Kroaci dhe i kam adresuar disa prej tyre tashmë.”, ka thënë ajo në deklaratën drejtuar votuesve shqiptarë në Kroaci.
Zonja Prljaskaj fton bashkëkombësit e saj që rrugën të cilën e kanë nisur ta vazhdojnë edhe më tutje.
“Ju kujtoj, sidomos ju shqiptarë të mi, se unë jam bijë hasjane, bijë e një zejtari shumë të devotshëm, bijë e juaja. Më së miri, unë mund t’ju kuptoj punën dhe sfidat me të cilat përballeni. Zotohem se do të vazhdoj përkrahjen për Ju, për familjet tuaja dhe për fëmijët tuaj, që të arsimohen edhe më shumë dhe të marrin vendin meritor në shoqërinë kroate. Kemi shumë të rinj të shkolluar, intelektualë, të cilët duhet të marrin pozitat që u takojnë në institucionet kroate” shprehet zonja Prljaskaj e cila mban numrin 4 në garën për deputete.
Kandidati tjetër shqiptar nga Tetova i cili po ashtu jeton në Kroaci është Idriz Sulejmani. Ndonëse në zgjedhjet e kaluara nuk arriti të bëhet deputet, ai kërkon sërish votën e shqiptarëve. Ai është i mendimi se në zgjedhjet e fundit ishin bërë padrejtësi në garën për deputet në parlamentin kroat. Sulejmani thekson se garon në këto zgjedhje për të avancuar të drejtat e pakicës shqiptare që jeton në Kroaci.
“Një nga sfidat për të cilën duhet t`ju paralajmëroj është fakti që partitë politike do të zhvillojnë një betejë të pamëshirshme, ndoshta të padrejtë për çdo votë. Mos lejoni t`ju bindin se kjo është rruga e dejtë. Partitë si edhe deri tani nuk do të kujdesen për ne, për interesat tona dhe për zgjidhjen e problemeve tona. Këtë edhe e kanë treguar gjithë këto vite.
Vota për partitë nuk është votë për shqiptarinë”, ka thënë Idriz Sulejmani i cili në këto zgjedhje garon më numrin 7.
Albinfo.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












