Lajme
Brenda 11 muajve, asnjë kosovar nuk i është bashkuar ISIS-it
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hysen tha se parandalimi i shkuarjes në ISIS është bërë falë miratimit të Ligjit Kundër Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja
Në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, që nga muaji korrik i vitit të kaluar, nuk është regjistruar asnjë rast i shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në vatrat e krizave, në Siri e Irak. Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, gjatë vizitave që po bënë nëpër komunat kosovare.
“Parandalimi i këtij fenomeni është bërë falë bashkëpunimit që kemi bërë bashkërisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimin të Ligjit Kundër Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja”, ka deklaruar ai.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se trafikimi me qenie njerëzore është një problem që po përsëritet në vijimësi në Kosovë, dhe përveç ndërhyrjeve që bën Policia e Kosovës, ai tha se ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik.
“Problem e kemi edhe përdorimin e narkotikëve, ku kryesisht janë të përfshirë grupmoshat shkollore dhe është duke marrë përmasa shqetësuese. Ne duhet të gjithë së bashkë që të punojmë në parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë”, theksoi Hyseni.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











