E-Diaspora
Bavaria largon tre azilkërkuesit nga Kosova
Refugjatët nga Kosova dhe nga vendet tjera kanë pak shanse për të fituar azil në Gjermani, sepse vendet e tyre janë klasifikuar si të sigurta
Tre azilkërkues, romë kosovarë nga grupi që kishte pushtuar Katedralen e Regensburgut janë deportuar. Kjo u njoftua nga Ministria e Brendshme bavareze. Të tre u dërguan së bashku me 60 azilkërkuesit tjerë të Munihut në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte një aksion spektakolar: Në fillim të korrikut 45 refugjatë ishin vendosur në Katedralen e Regensburgut. Në këtë grup kishte romë, shqiptarë, maqedonas dhe kosovarë, që kishin protestuar kundër dëbimit.
Refugjatët kanë kritikuar klasifikimin e vendeve të Ballkanit si vende të sigurta.
Kjo ishte edhe një ‘luftë’ në mes azilkërkuesve dhe Katedrales. Kundër dy prej tyre ishte dhënë urdhri i dëbimit.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Bavarisë më shumë se 2.200 azilkërkues janë dëbuar nga Bavaria në vitin 2016. Gati 8,200 të huaj janë larguar vullnetarisht deri në fund të korrikut. Refugjatët nga Kosova dhe nga vendet tjera kanë pak shanse për të fituar azil në Gjermani, sepse vendet e tyre janë klasifikuar si të sigurta.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












