Shkurt.ch
“Nuk ka liri pa siguri”, thonë mbështetësit e ligjit për shërbimin informativ
"Nuk ka liri pa siguri," tha Këshilltari nacional Raymond Clottu (SVP/UDC / NE). Për të, nëse i themi "po" këtij ligji më 25 shtator, do të thotë se "jemi të përgjegjshëm përballë kërcënimeve."
Cilësia e jetës varet nga siguria më e mirë, kështu që ne duhet të forcojmë kapacitetin e shërbimeve të inteligjencës, mbrojti propozimligjin të martën koalicioni në favor të ligjit mbi inteligjencën.
“Nuk ka liri pa siguri,” tha Këshilltari nacional Raymond Clottu (SVP/UDC / NE). Për të, nëse i themi “po” këtij ligji më 25 shtator, do të thotë se “jemi të përgjegjshëm përballë kërcënimeve.”
Në mënyrë që të kemi mundësi të vazhdojmë të gëzojmë ngjarjet dhe manifestimet e mëdha pa frikë, është thelbësore që të rinovojmë Shërbimin Informativ të Konfederatës, theksoi koalicioni i cili mbledh disa të djathtë dhe disa socialistë.
Aktualisht, ky shërbim nuk mund të bazohet vetëm në informacionin publik ose në dispozicion nga autoritetet tjera. Në të ardhmen, Zvicra nuk do të duhej jetë më kaq e varur nga shërbimet e huaja, tha Ida Glanzmann (CVP/PDC / LU).
Ligji i ri do t`i lejojë shërbimit informativ të kryejë operacione ndërhyrëse. Nën kushte të përcaktuara, ai do të mund të depërtojë edhe në kompjuterë dhe të kryejë përgjime ose të kërkojë përcjellje me kamera.
Për mbështetësit e tij, ligji në fjalë arrin në një ekuilibër të drejtë mes sigurisë dhe lirive individuale.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











