Lajme
Konfirmohen 22 viktima nga vërshimet në Shkup e rrethinë!
Si pasojë e daljes nga shtrati të liqenit të Smilkovcit unaza rreth Shkupit mbetet e bllokuar nga prurje të baltës, pemëve dhe automjeteve të shkaktuara pas reshjeve të dendura të shiut. Ndërkohë televizioni Alsat ka zbuluar listën e 13 viktimave të identifikuara nga policia
Ajo që mendohej, se numri i viktimave nga moti i lig që ka mbretëruar mbrëmë në Shkup do të jetë më i madh, po vërtetohet. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se deri tani janë regjistruar 22 viktima nga vërshimet në Shkup dhe rrethinë, ndërsa burime të ndryshme kanë folur për së paku 25 viktima! Deri tani ka edhe 5 të zhdukur, ndërkaq dëmet materiale janë të mëdha.
Drejtuesit e Komitetit për menaxhim me krita i kanë propozuar qeverisë të shpallë gjendje krize 15 ditore në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, shkruan zhurnal.mk.
Si pasojë e daljes nga shtrati të liqenit të Smilkovcit unaza rreth Shkupit mbetet e bllokuar nga prurje të baltës, pemëve dhe automjeteve të shkaktuara pas reshjeve të dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme.
Dalja nga shtrati i liqenit të Smilkovcit thuhet se përveç dëmeve materiale ka marrë edhe disa jetë njerëzish të cilët udhëtonin në këtë autostradë, trupat e të cilëve janë gjetur orët e para të mëngjesit të sotëm.
Vlladimir Angellovski, shoferi i një kamioni, i cili përjetoi fatkeqësinë kur liqeni i Smilkovcit doli nga shtrati, për AA tha se në momentin kur deshi të shpëtojë një fëmijë, uji mori fëmijën bashkë me prindërit e tij. Ai shtoi se fatkeqësia ndodhi rreth orës 19:00, ndërsa ai qëndroi i bllokuar në kabinën e kamionit deri sa u ul niveli i ujit.
“Pas meje u paraqit një veturë, në të ishte një burrë, një grua dhe një fëmijë. Ata kërkuan ndihmë nga unë, ndërsa burri nxori fëmijën nga dritarja e veturës që të ma japë mua. Në momentin kur desha të kap fëmijën, uji i mori të tre, pastaj më rrotulloi edhe mua dhe rreth një orë e gjysmë mbeta i bllokuar në kamion”, u shpreh Angellovski.
Angellovski i cili theksoi se nga të gjitha anët dëgjonte të thirrura për ndihmë, shtoi se të gjithë njerëzit që jetojnë në rrethinën e liqenit dolën në ndihmë, ndërsa ndihma e shpejtë dhe policia arritën me vonesë për shkak se rruga ishte e bllokuar.
Ndërkohë televizioni Alsat ka zbuluar listën e 13 viktimave të identifikuara deri tani nga policia.
Viktimat e identifikuara deri tani nga vërshimet
1. Bajram Mustafa i lindur më 02.09.1949, rruga “Anton Popov” nr.10
2. Enes Mustafa i lindur më 06.06.2014, rruga “Anton Popov” nr.10
3. Katerina Mitrova e lindur më 14.08.1933, rruga “Konstantin Petkoviq” nr. 31
4. Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940, rruga “Alija Avdoviq” nr.22
5. Nade Ilievska e lindur në vitin 1955 në rrugën”35” fshati Stajkovcë
6. Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941 nga fshati Smillkovcë
7. Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu
8. Zemrije Sinani me vendbanim në rrugën “Alija Avdoviq”
9. Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka
10. Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka
11. Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova
12. Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu
13. Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












