CH-Ballkani
Zvicra, vendi që ka investuar më së shumti në Kosovë
Me rreth 73 milionë euro, Zvicra prin me investime në Kosovë gjatë vitit kaluar
Sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë gjatë vitit 2015 arritën vlerën prej 324.4 milionë euro.
Sa i përket origjinës së investimeve të huaja Zvicra ka investuar rreth 73 milion euro, pastaj Turqia rreth 58 milion euro, Gjermania 45 milion euro.
Ndryshe, numri sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, numri i bizneseve me pronarë të huaj në Kosovë është 7212, kurse 1766 është numri i bizneseve me pronarë nga shteti i Zvicrës, Turqisë dhe Gjermanisë .
Sic rasportojnë mediat në Prishtinë, patundshmëria dhe shërbimet financiare janë sektorët ku më shumti kanë kapital bizneset me pronarë të huaj..
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se numri i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër, ka ndikuar që të investimet e këtij shteti të jenë më të pranishme në Kosovë, e konkretisht në sektorin e patundshmërisë, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.
Por, përveç investimeve direkt, edhe vlera e remitencave që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe shteti i Zvicrës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












